FOTOT: “Dedët” e Shqipërisë sfidojnë ngricat, në terren për të rregulluar defektet

9 Janar 2019, 16:46Kronika TEMA
FOTOT: “Dedët” e Shqipërisë sfidojnë ngricat,

Pavarësisht kushteve tepër të vështira atmosferike, punonjësit e Drejtorisë Rajonale Burrel të OSHEE-së janë në terren për eliminimin e çdo defekti.

Elektricistët e Matit, Dibrës, Bulqizës, Mirditës e Kurbinit po sfidojnë borën e ngricat për të eliminuar avaritë.

Punonjësit e Njësisë Dibër po punojnë për eliminimin e defekteve në Fiderin Gur i Kuq, ndërkohë të gjithë grupet e punës janë në terren në zona të ndryshme për të garantuar furnizimin me energji elektrike pa ndërprerje gjer në zonat më të largëta.

Sikurse e konfirmojnë edhe banorët e këtyre zonave, deri më tani furnizimi ka qenë i rregullt.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje