Gati një milion e gjysmë karta identiteti dhe pasaporta biometrike skadojnë deri në qershor të 2019-s, muaj kur mbahen zgjedhjet vendore në Republikën e Shqipërisë.
Në një postim në fb, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshi thotë:
“Pajisja me kartat e identitetit dhe pasaportat e reja për shumë qytetarë, të cilëve ato u skadojnë në gjysmën e parë të vitit 2019, është një prioritet i rëndësishëm.
Qytetarët duhet të informohen për datën e skadimit të dokumenteve, pasi me të lidhet fati i shumë shërbimeve të rëndësishme.
Zyrat e Gjendjes Civile janë në dispozicion për të informuar dhe ndihmuar qytetarët.
Neglizhenca për të kryer detyrimin e pajisjes me dokumentet bazë të identifikimit mund të krijojë probleme për marrjen e shumë shërbimeve të rëndësishme, që nga udhëtimet jashtë vendit e të tjera.
Institucionet do të kushtëzojnë dhënien e shërbimeve, për personat që janë në muajt e fundit të vlefshmërisë së dokumenteve, me paraqitjen e vërtetimeve mbi aplikimin për dokumentin e ri.
Ndaj lutem, verifikoni dokumentet e identitetit dhe mos harroni t’i bëni shërbimin e duhur vetes!”, nënvizon Lleshi. (TemA)
Faleminderit z. minister, por persa kohe qe lagja nr 2 i kryen procedurat ne lagjen nr 5, une nuk kam nderment te rri atje 8 ore ne rradhe, ne te ftohte dhe te degjoj gomarlleqet e pafund te njerezve te terbuar nga pritja idiote e shkaktuar nga ata qe duhet te kryejne kete procedure. 10 vjet me pare nuk ishte kjo torture. Gjykojeni vete tani.
ca jane keto lajme dhe urdhera skandaloze nga ky shtet tallava , hajdut dhe zorraxhi….shtet tallava, shtet ma te ndy ne bote nuk ka…….shteti ma hajdut ne kohet moderne…
SI U LIDHKA FATI I SHUME SHERBIMEVE NGA PASJA APO JO E KARTES SE IDENTITETIT?
UNE E DIJA SE MVAREN NGA PAGESA E TARIFAVE.