Luftëtarja (sportistja) e UFC-së, Polyana Viana, u desh të përballet me një nga ndeshjet më të vështira të jetës së saj, jashtë tetëkëndëshit. Viana ishte viktimë e një grabitjeje, nga e cila vjedhësi u përkeqësua më shumë se kundërshtari i saj në UFC. Sigurisht, duke qenë femër, iu deshën njohuritë në këtë lloj lufte, për ta masakruar “të paftuarin”, një djalosh rreth të 30-tave.
Dana White, presidente e UFC (Ultimate Fighting Championship), ka postuar në rrjetet sociale një foto të luftëtares dhe një tjetër se si përfundoi fytyra e njeriut, që u përpoq ta vidhte. “Në të majtë është Polyana Viana, një nga luftëtaret tona të UFC, ndërsa në të djathtë është djaloshi, që u përpoq të vjedhë”, së bashku me hashtag “# badfuckingidea”.