Aksident i shumëfishtë në Levan, 3 të vdekur dhe 7 të plagosur

6 Janar 2019, 19:02Kronika TEMA

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Levan-Tepelenë, pranë fshatit Varibob.

Raportohet se  të paktën tre persona kanë humbur jetën, ndërsa shtatë të tjerë mendohet të jenë plagosur, në një aksident të shumëfishtë, ku janë përfshirë dy makina dhe një motor.

Fillimisht një mjet është përplasur me një motor, ndërsa më pas në aksident janë përfshirë edhe pasagjerët e një autobusi të ndaluar.

Mësohet se pasagjerët e autobusit kanë zbritur për të parë nëse ka vdekur njeri në aksident e sapondodhur, po për fatin e tyre të keq në atë moment një tjetër automjet ka marrë përpara të paktën 6 persona, të cilët ishin në këmbë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje