Poloicia e Gjirokastrës ka arrestuar në flagrancë 3 shtetas për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Gjithashtu janë sekuestruar 102 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.
– E.L, 30 vjeç, banues në Tepelenë;
– E.L, 24 vjeç, banues në Memaliaj;
-A.B, 39 vjeç, banues në Elbasan.
Arrestimi i ketyre shtetasve u bë pasi në aksin rrugor Krahës-Memaliaj gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin po udhëtonin, Policia gjeti dhe sekuestroi 63.6 gram lëndë e dyshuar narkotike si ajo e llojit Cannabis Sativa.
Gjithashtu gjatë kontrollit në një banesë në fshatin Zhulaj, Memaliaj, që dyshohet se e përdornin shtetasit E.L dhe E.L, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi prej rreth 102 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve e kryer në bashkëpunim”. parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal. (TemA)
Hajt se do ta gjejnë edhe keta ndonjë prokuror “plot mëshirë shenjtërore”,
dhe ti lirojë (pasi ti paguaj mirë) se çdo “mëshirë” ka një çmim të lartë.
Kam përshtypjen se trafikun e drogës e nxisin prokurorët,
sepse vetëm ata janë përfituesit realë pa ju hyrë gjemb në këmbë.
Kush e mbjell,trajton dhe shpërndan ,rrezikon shumë dhe fiton pak.
Hetoni dhe hapni sytë që t’ju plasin.