Është aksidentuar me makinë prefekti i qarkut të Korçës Dhori Spirollari.
Automjeti me të cilin ai udhëtonte, ka dalë nga rruga në orët e para të ditës së sotme.
Deri më tani nuk raportohet për lëndime serioze.
Mësohet se aksi ku ai udhëtonte pranë fshatit Vloçisht ka qenë me akull dhe ngrica.
Spirollari përshkonte çdo ditë akset kryesore të qarkut për të parë situatën nga rreshjet e borës dhe herë pas here komunikonte me qytetarët në rrjetet sociale rreth gjendjes së rrugëve. (TemA)