E tradhëtoi kodi i marmitës së makinës e stampuar në xhupin e viktimës, arrestohet për vrasje e reja shqiptare

4 Janar 2019, 19:45Kronika TEMA
E tradhëtoi kodi i marmitës së makinës e stampuar në

Aurela Perhati, një 24-vjeçare nga Shqipëria është arrestuar për vrasje në Itali.

Mediat italiane shkruajnë se arrestimi  saj u bë i mundur nga kodi numerik i marmitës së makinës e stampuar në xhupin e viktimës, të cilin e shtypi qëllimisht.

Viktima e shqiptares është  italiani, i identifikuar si 53 vjeçari Massimo Garittta, i cili njihej për problemet me lëndët narkotike.

E reja shqiptare jetonte prej 22 vitesh në shtetin italian. Prokurori i çështjes, Enrico Cieri pas arrestimit u shpreh se viktima dhe autorja e krimit kishin dy jetë të ndryshme.

Gruaja shqiptare ishte integruar në territorin italian ndërsa viktima kishte probleme me jetën personale dhe i varur nga lëndët narkotike.

Ai shtoi se ishin dëshmitarët në zonë  ata që kanë parë viktimën duke u ngjitur në makinën e zezë të vajzës, po në të njëjtin ditë.

1 komente në “E tradhëtoi kodi i marmitës së makinës e stampuar në xhupin e viktimës, arrestohet për vrasje e reja shqiptare”

  1. Moisi Golemi says:

    22 vjeçe, jetonte 22 vite me italianin??? Ah gazetarë idiotë. Shitët gomerët e bletë diplomat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje