Rrëfehet nëna e shqiptares së vrarë në Greqi: S’e shihja prej 12 vitesh bijën time, i jati njeri i dhunshëm dhe xheloz

3 Janar 2019, 18:29Kronika TEMA

Ngjarja e rëndë e vrasjes së 28-vjeçares Anxhelina në Greqi nga babai i saj, në familjen e nënës që jeton në Berat, është mësuar vetëm nëpërmjet mediave.

Menjëherë pas lajmit të kobshëm, nëna e vajzës, Xhezmije Hoxhallari ka hapur dyert e mortit në banesën e saj të rrënuar në lagjen “Donika Kastrioti”, ku ajo jeton me bashkëshortin dhe vajzën e tij 18-vjeçe, Klean, të cilën e ka gjetur 1-vjeçe dhe e ka rritur vetë, duke mos e ndarë asnjëherë nga vajza e saj, Angjelina.

Xhezmija tregon mes lotëve se, ka 12 vite që nuk e shikon vajzën me sy,pasi në moshën 16-vjeçare vajza u largua në Greqi për të jetuar me të atin, Aleko Petron. Largimi i saj në Greqi-sipas nënës Xhezmije ishte bërë për një jetë më të mirë për vajzën, me pëlqimin e të dy prindërve. Por Xhezmija tregon se, prej 12-vjetësh ish-bashkëshorti i saj nuk e linte ta takonte dhe ajo fliste shumë rrallë me vajzën e saj.

Vajza më shumë fliste me të motrën,Klean,që edhe pse ishte vajza e burrit me të cilin u martua nëna pas ndarjes me Alekon, Angjelina e kishte rritur vete. Edhe mesazhi i fundit me familjen e saj në Berat ka qënë me Klean dy ditë më parë në Messanger, ku Angjelina uronte nënën dhe familjen e saj për Vitin e Ri.

Nëna e vajzës, Xhezmije Hoxhallari pohon se nuk ka qënë në dijeni se vajza e saj kishte një lidhje dashurie.

Ajo tregon se, ish-bashkëshorti i saj ishte i dhunshëm dhe mjaft xheloz dhe kjo ka qenë edhe arsyeja e ndarjes së tyre.

Nëna e vajzës i bën apel shtetit për kthimin e kufomës së saj pranë familjes në Berat dhe kërkon nga drejtësia greke dënimin më të rëndë për këtë baba kriminel.

Duke folur për mbesën e tij dhe për lidhjen e motrës me Alekon kur ishin ende të martuar, edhe daja e vajzës, Novruz Stoçeni kërkon ardhjen e kufomës së mbesë në shtëpinë ku u lind dhe u rrit dhe dënimin maksimal për babain e saj vrasës.

3 komente në “Rrëfehet nëna e shqiptares së vrarë në Greqi: S’e shihja prej 12 vitesh bijën time, i jati njeri i dhunshëm dhe xheloz”

  1. Moni says:

    Ore mire qe nuk dini te shqip, por kur ne komentuesit ua themi cdo here, perse nuk korrigjoheni? Eshte « i ati » dhe jo « i jati » e as i gjati. Atë = prindi mashkull, babai. Ajo j-ja nga del?

  2. agron says:

    Aleko Petron ky qelbesir eshte vellai i FLM daja i PLATOS dhe xhaja i KLIMAX dhe farefis me disa te tjer gabela ketu ne forum te gjith njesoj jane jashqitje e fekalizuar ne dijare. PER VAJZEN ME VJEN KEQ TE ZOTIT JEMI DHE TEK AI DO TE KTHEHEMI VDEKJA ESHTE NJE HAP PERPARA NESH.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje