“Burgjet italiane janë të mbipopulluara, kushtet në to nuk respektojnë normat europiane, ka një shtim të numrit të të burgosurve me shtetësi të huaj mes të cilëve mjaft shqiptarë, si dhe është rritur numri i vetëvrasje në to”.
Kjo është fotografia e përgjithshme e raportit vjetor mbi situatën në burgjet italiane përgjatë vitit 2018, i cili hartohet çdo vit nga organizata italiane politiko-sociale për të drejtat e garancitë e sistemit penal në Itali, “Antigona” nën autorizimin e Departametit të Administratës së burgjeve në Ministrinë e Brendshme, e ku marrin pjesë magjistratë, studiues, parlamentarë, operatorë të burgjeve dhe qytetarë të thjeshtë.
Studimi ka vërtetuar se numri i të burgosurve në Itali ka kapërcyer 60 mijë persona, me një shtim prej 2500 të burgosur në krahasim me vitin 2017, shifër kjo që nuk kapërcehej prej 5 viteve të fundit.
Kapaciteti i përgjithshëm i burgjeve në Itali është rreth 50 500 vende dhe aktualisht janë rreth 10 mijë të burgosur më shumë në këto struktura, e me një koefiçient popullimi prej 118.6%.
Mjaft i lartë është numri i të burgosurve të huaj që janë rreth 20 306, mes të cilëve mjaft shqiptarë.
Të burgosurit shqiptarë në burgjet italiane janë 2579, 33 prej të cilëve femra. Numri i tyre është mjaft pranë të bugosurve rumunë që janë 2589 dhe renditen pas atyre marokenë që janë në vendin e parë me 3722 të burgosur.
Në raport me numrin e përgjithshëm të komuniteteve të huaja në Itali, numri i të burgosurve shqiptarë është mjaft i lartë.
Në Itali jetojnë rreth 1 milionë e 190 mijë shtetas rumunë dhe numri i të burgosurve nga ky komunitet është 2589, kundrejt rreth 440 mijë emigranë shqiptarë ku numri i të burgosurve është 2579.
Viti 2018 ka shënuar dhe një rritje të vetëvrasjeve në burgjet italiane. Në çdo 900 të burgosur, një prej tyre ëshë vetëvrarë e ky koefiçient është 20 herë më i lartë se ai në jetën e lirë.
Prej vitti 2011 në burgjet italiane nuk regjistrohej një numr kaq i lartë vetëvrasjesh.
“Parandalimi i vetëvrasjeve në burgje, shkruan Presidenti i organizatës “Antigone”, duhet të lidhet me cilësinë e jetës brenda burgjeve, kushteve të izolimit, vetmisë e lidhjes me të afërmit jashtë!
Sa i takon kushteve në burgjet italiane, ky studim shfaq problematikën e mos respektimit të normave europiane.
Në 20% të rasteve në qelitë e burgjeve nuk respektohet sipërfaqja prej 3 metra katror të detyrueshme për çdo të burgosur.
Në 36% të rasteve nuk ka ujë të ngrohtë dhe në mbi 56 % të rasteve nuk ka dush.
Problematika shfaq dhe numri i reduktuar i punonjësve në burgje, mungesa e formimit profesional të të burgosurve dhe punësimi i tyre.
… jane VIKTIMA te rregjimit BERISHA, nje moster-kriminale dhe Komunist-injorant i Enverit …
shpejt pra brenda ketij viti do BURGOSET
Jane 600 mije shqiptare ne itali ka 20vjet qe numri i te burgoserve eshte ky prandaj mos na cani trapin
Se shqiptari po mbeti pa buk nuk ze semaforin i pelqen te “luaj” me burgun
Rrugët në itali janë mbushur me rumune dhe në burg fusin shqipëtarët. Hajde kuptoje këtë
mbi 7000 koke sunitoshqipfoles bejne ”qejf” ne burgjet greke……………allah uakbar!
Mjafton te shohesh cektesine dhe budallalikun e komentuesve ketu per te kuptuar pse perqindja e shqiptareve qe shkojn ne burg ne Itali esht me e lart se e komuniteteve te tjera te huaja atje. Jemi me te trash se te tjeret, ja pse. Jemi me te prirur per ti rene shkurt se sjemi te mesuar te perdorim arsyen, nuk kemi butesi dhe njerzillik, jemi shpesh te eger dhe primitivo, pa normat me bazike te mirsjelljes. Mirsjellja na duket dobesi. Po’ pse nuk ndryshojm xhanem…po’ vazhdojm keshtu prej shekujsh…te fundit ne Europ kemi ktu e nje mije vjet dhe te fundit ngelemi…per pasuri dhe kulture.
O modern ka 20vjet qe numri u shqiptareve eshte po’ ky ndersa ne gjermani ne 400mije italaine jane 6mije te burgosur italiane boje llogarine ti
O modern ka 20vjet qe numri u shqiptareve eshte po’ ky ndersa ne gjermani ne 400mije italaine jane 6mije te burgosur italiane boje llogarine ti
Po ti Moderni nga ke ngjare…? Qe nga perdorimi i numrit shumes per te pergjithesuar nje fenomen , tregon qe edhe ti nuk je large gropes se mutit, qelbesh ne shpirt, zemer edhe ne llogjiken qe perdor. Nuk je gje tjeter vecese nje fukara mendor edhe shpirteror. Po te beje nje matematike te thjeshte 3000/600000=0.5%. Po edhe sikur te jete 10 here me e madhe prap do jete 5% . Po 95% tjeter qe punon edhe mundohen te jene korrekt ku jane? Nje here nje profesor ju dha studenteve nje cope leter formati te bardhe me nje njolle fare te vogel ngjyre te zeze edhe i pyeti te tregonin se cfare shikojne? . Te gjithe ju pergjigjen qe shikojne nje njolle te zeze. Kjo gje nuk e befasoj profesorin , thjesht shtoji : Keshtu jane shumica e njereze shikojne vetem te zezen e jo te bardhen qe eshte shumica dermuese e fletes. Me fale se u zgjata por e kupton vete se ku je edhe ti…