EMRI: Kërkohej për vrasje që në 1989, kush është shqiptaro-amerikani i ekstraduar

31 Dhjetor 2018, 11:44Kronika TEMA

Është ekstraduar nga SHBA autori i një vrasje të ndodhur në vitin 1989 në Tiranë.

Policia njofton se është ekstraduar shqiptaro-amerikani Selim Struga, 54 vjeç, lindur në Tiranë.

Ai akuzohej se ka vrarë me thikë në vendin e quajtur “Varri i Bamit”, pranë lokal “10 Korriku”, Tiranë, shtetasin G. C.

Pas krimit, Struga është arratisur në drejtim të ish-Jugosllavisë, për të mbërritur më pas në SHBA ku edhe u arrestua në vitin 2011.

Njoftimi i Policisë:

Interpol Tirana 

ZQK Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet e Shteteve të Bashkuara Amerikane, arrin të ekstradojë një person i cili kërkohej nga autoritetet shqiptare që prej vitit 1989.

Pas një pune të gjatë investiguese të Policisë Shtetit Shqiptar, dhe në veçanti të ZQK Interpol Tirana, në datë 30.12.2018, ështe realizuar ekstradimi nga Detroit/SHBA drejt Shqipërisë, i shtetasit shqiptaro-amerikan Selim Struga, 54 vjeç, lindur në Tiranë.

Shtetasi Selim Struga, me vendim nr. 1010A dt. 26.07.2012 të Gjykatës Rrethit Gjyqësor Tiranë, lënë në fuqi me vendimin nr.975 datë 11.10.2012 të Gjykatës së Apelit Tiranë është dënuar me 15 vjet burg, për veprën penale “Vrasje me dashje” , parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal. 

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur: 

Më datë 21.06.1989, rreth orës 17:00, në vendin e quajtur “Varri i Bamit”, pranë lokal “10 Korriku”, Tiranë, ky shtetas ka vrarë me një armë të ftohtë (thikë) shtetasin G. C.

Menjëherë pas ngjarjes, autori është larguar nga Shqipëria nëpërmjet kufirit me Ish Jugosllavinë.

Pas shkëmbimit të informacioneve me autoritetet e Shteteve të Bashkuara, në vitin 2007 subjekti është arritur që të lokalizohet në SHBA dhe pas kërkesës së autoriteteve shqiptare, ai është arrestuar në këtë vend me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë në vitin 2011.

ZQK Interpol Tirana në bashkëpunim të ngushtë me Shërbimin e Sigurisë Diplomatike (DSS) të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, ka finalizuar me sukses ekstradimin drejt Shqipërisë në datë 30.12.2018, duke e vënë këtë subjekt në dispozicion të organeve të drejtësisë shqiptare. (TemA)

6 komente në “EMRI: Kërkohej për vrasje që në 1989, kush është shqiptaro-amerikani i ekstraduar”

  1. Cudia says:

    U arrestua me 2011 dhe u ekstradua me 2018?! Sukses i plote…

    1. Pantera says:

      Cudia , nuk ka vend per ironi , drejtesia amerikane ben hapa te matura , te drejta dhe te llogaritura mire nga te gjitha anet behet kryqezim informacionesh qe te lidhet sa me fort ceshtja dhe mos te kthehet ne nje estrade ,dhe nje zhgenjim , pasi usa futet ne shtete serioze per sa i perket drejtesise . Dhe kur persona qe bejne krime te renda dhe denoben me vdekje , qe kur denohen dhe deri kur zbatohet , kalon te pakten 10 vjet , ti si e quan ? Jo sukses ? Behet fjale per denim te jetes se dikujt dhe nuk duan te denohet ne menyre te padrejte , keshtu dhe ceshtje e ketij , pastaj mos haro qe personi ne emer ka mare dhe nje zhtetesi tjeter ate amerikane qe e ben akoma me komplekse ceshtjen . Tung

  2. Fitimtari says:

    Mosss, ky ka qene ish i perndjekur politik, i keqtrajtuar nga pushteti komunist dhe luftetar i demokarcise! Ehhh ja dhe nje hero anti-komunist qe do kerkoje demshperblim per persekucionin komunist!

  3. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane identiteti i Turqise ne Shqiperi , Evrope e me gjere..........'' says:

    nuk ka shqiptar me emrin Selem,flitet per sumqir muslimon,pra………….turk i piset!

  4. Xhamlliku says:

    Nuk ka qene i perndjekur politik babai i atij ishte antar partie prandaj mos fol kot o hale muti ishte Pune garipash che ky ishte garip trim

  5. Daja says:

    O pamuk eshte e vertet e di e gjithe tirona historine e ktij

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje