Ka përfunduar në pranga i dyshuari kryesor për porositjen e vrasjes së ish-oficerit të lartë të Policisë, Artan Cuko.
“Në kuadër të shkëmbimit të informacioneve me zyrat homologe dhe bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën është finalizuar me sukses arrestimi në Athinë / Greqi, i personit në kërkim ndërkombëtar, Bledar Jambelli, alias Rikardo Muho, 38 vjeç, lindur në Fier”, sqaron policia e Shtetit.
Nga hetimet e kryera nga Policia e Tiranës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë dyshohet se ky shtetas ka porositur vrasjen e Cukut.
Po nga hetimi rezulton se motivi i krimit lidhet me arrestimin e tij në kohën kur viktima kryente detyrën e Drejtorit të Policisë Vlorë.
Ky person është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ana jonë më datë 13.06.2017, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me vendimin nr. 292, datë 12.06.2017, ka vendosur masën e sigurisë Arrest me burg, për veprën penale “Vrasja e Punonjësit të Policisë së Shtetit” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 79/b dhe 25 të Kodit Penal.
Arrestimi i tij në Greqi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.
Ishte polic gjobevenes. E meritonte plumbin
.. KETU MERITONI THENIEN “JU LUMTE ” ..!
Klea,:duhet te thuash te verteten,se sote te pakten,apo dje,e (kaluara)policeve nuk ju ka dale e nuk ju dele Rroga,keshtu qe ata do gjenin formen per tu ushqyer(Pasuruar),pra ,nuk ishte vetem Nje njeri ,ishin e jane akoma te gjithe ,pa perjashtim,por me Vrasjen e te ndierit une personalishte nuk kam arsye te theme cfar apo si ishte ai sì persone,nuk ma pranon ndergjegjia ime,ai iku ne boten tieter edhe nqs ka qene diku gjynfqare nuk jame dakorte te pergojohet.