Një burrë dhe një grua gjenden të helmuar, dyshohet vetëflijim

1 Janar 2019, 20:04Kronika TEMA

Orë dramatike në prag të natës së ndërrimit të viteve, për një burrë dhe një grua në moshë fare të re.

Gruaja, një 47-vjeçare, është gjetur në çastet e fundit të jetës pasi kishte gëlltitur fotoksinë, helm fatal që përdoret si bar për eliminimin e minjve.

Ajo u dërgua në spital ku edhe ka ndërruar jetë, pasi organet jetësore i ishin shkatërruar nga helmi.

Vdekja e saj, u regjistrua nga Komisariati i Policisë Nr. 1, burime të të cilit thanë sot për noa.al se gruaja E.T. 47 vjeçe, banuese në Tiranë – nga veprimet e kryera – rezultoi se vdekja i ka ardhur si pasojë e vetëhelmimit me fotoksinë.

Gjithsesi, materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

Ndersa Komisariati i Policisë Elbasan njoftoi sot se në fshatin Katundi i Ri, në banesë është vetëhelmuar me fostoksinë shtetasi E.M. 49 vjeç. Burri në moshë të re, ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Policia lokale tha se po punohet për sqarimin e rrethanave të vetëhelmimit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje