Policia e Tiranës njofton se po vijon kontrollet në të gjithë qarkun në bazë të planit të masave për evidentimin e ushtrimit dhe zhvillimit të kundraligjshëm të lojërave të fatit.
Burime zyrtare njoftuan se u konstatuan 2 subjekte, që nuk kishin mbyllur aktivitetin dhe iu gjetën aparatura të dyshuara për lojëra fati.
Policia lokale procedoi penalisht pronarët e tyre, konkretisht:
– T.C., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Organizimi i llotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, pasi në rrugën “Bardhok Biba” në lokalin e tij nuk ishte mbyllur aktiviteti i lojërave të fatit.
– E.B., për veprën penale “Organizim i palejuar i lojërave të fatit”, pasi në rrugën “Muhamet Allushi” në subjektin e tij u konstatuan aparatura të dyshuara për lojëra fati.
“Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë qarkun Tiranë deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor. Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit ‘Komisariati Dixhital’ çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme”, thuhet në njoftimin e Policisë. (TemA)
“Aparatura te dyshuara per lojra fati”… Edhe “celulari eshte “aparat i dyshuar”… Kore Veriu do kthehemi, sepse keshtu e meritojme… dikur shifnim “Skllavia Isaura”, tani ngrysemi me telenovela Turke… sa “te pa FAT” :):)
Ku morin vesh derrat, futini ne burg qelbesirat qe moren popullin ne qafe.