Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë, ushtria shqiptare pa tanke dhe avionë ushtarakë

3 Janar 2019, 19:01Kronika TEMA

Drita jeshile e dhënë nga NATO për ndërtimin e një baze ajrore në Kuçovë, padyshim që ishte një nga lajmet më të mira për vitin që lamë pas.

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, i ftuar në Ora News tha se aktualisht jemi në një proces teknik.

Edhe pse projekti nuk është i karakterit luftarak, Koçi nuk përjashtoi shfrytëzimin e bazës  për operacioneve të tilla nëse NATO do të ketë nevojë.

Petro Koçi: Jemi në një proces teknik mes Forcave tona të Armatosura, Ministrisë së Mbrojtjes  dhe ekipeve teknike të NATO-s. Ai do të jetë një projekt gradual dhe ka një rëndësi të madhe, së pari rëndësi politike. Dëshmon rëndësinë që ka Shqipëria në rajon sa i përket politikave të sigurisë së NATO-s, dëshmon edhe besimin që ka NATO në një vend anëtar si Shqipëria. Nga ana tjetër do të ketë rëndësi të madhe ushtarake sepse do të ndihmojë forcën tonë. Ajo është një bazë taktike e NATO-s, është për furnizim. Natyrisht do të shërbejë dhe për operacione të mundshme të NATO-s kur do të ketë nevojë për forcat e veta të ulen në Shqipëri për tu furnizuar apo qoftë dhe për të ndaluar për një moment të caktuar. Do të shërbejë dhe për stërvitje, operacione taktike, por pse jo dhe operacione luftarake nëse do të jetë e nevojshme.

Po a nuk është shqetësues fakti se forcat shqiptare ajrore nuk kanë një avion ushtarak?

Petro Koçi: Me transformimin e Forcave tona të Armatosura, orientimi ka qenë që ne të zhvillojmë potencialin ajror, kryesisht me helikopter. Jo vetëm për ermergjencat, por edhe për të mbështetur operacione luftimi të caktuara. Ekuipazhet tona, helikopterët tanë kanë marrë pjesë në stërvitje komplekse ndërkombëtare në Gjermani etj, për tu stërvitur dhe për të qenë të aftë dhe në operacione të ndryshme luftimi. Kemi nevojë për investime të rëndësishme në këtë fushë për të pasur më shumë helikopterë, më shumë Forca Ajrore në planin njerëzor. Përgjithësisht jemi orientuar tek Forcat Tokësore.

Dhe kur jemi tek Forcat Tokësore, përsëri dhe këtu ka mungesa në artilerinë e rëndë. Shqipëria nuk ka një tank, fqinji ynë Serbia numëron 805 të tillë.

Petro Koçi: Kjo është historia e Forcës tonë të Armatosur. Dihet që ky potencial i tankseve tashmë është i neutralizuar. Ka qenë një teknikë shumë e vjetër dhe nëse ne do të rindërmarrim hapa dhe investime për tu pajisur dhe me tanke kuptohet që duhet të marrim  tanke të standardeve bashkëkohore.Edhe këtu vimë tek argumenti i kostos ekonomike. Pse jo një ditë duhet të kemi dhe një kapacitet të tillë.

6 komente në “Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë, ushtria shqiptare pa tanke dhe avionë ushtarakë”

  1. lumi says:

    e Xhveshet ushtrine si kurvat e late pa breke,kete gje e beri serbomadhi Berisha e ju kelyshet me radhe

  2. Shqip says:

    Jo mo jo i shitet tanket e baces enver per skrap. Ministrat qe nga Xhul Zhulali Ben imami. Fatmir gerdeci Majko majko ( nuk e di per Mriken) etj. Ne bashkepunim me Delijorgin e xen peshkaqenin I shiten per skrap. Sot veç me gure munde te luftojne Shqiptaret

  3. KORÇARI says:

    Po të japë 10% të atyre që ka vjedhur LIKE FLORIRI dhe SALI MUT BERISHA, me SYPESHKAQENIN dhe LULUSH BIBILUSHIN , dhe po të Ndalojnë së vjedhuri Gjiknuri koncesionet rrugore, Spiropali Doganat e shumë e shumë Socialistë Rilindas milionat , ATËHERË SHQIPËRIA NUK DO TA KISHTE FARE PROBLEM ARMATOSJEN DERI NË DHËMBË ME FJALËN E FUNDIT TË TEKNOLOGJISË SË ARMËVE, GJITHASHTU POPULLI DO JETONTE NË MIRQËNIE.
    POR … KËTO JANË ËNDËRRA NË DIELL….

  4. Loni says:

    Po Serbia 90% te tankeve e ka si ne dikur o Petro. Nuk ka asnje T 72. Vetem t 59, t 62. Tanket mund te perdoreshin me pak investim….

  5. Detari says:

    Me cfare do i ndalojne shqipot tanket dhe avionat serbe?

  6. Marku says:

    Tirana zyrtare eshte 100% antishqipetare dhe e shitur. UCK ja e vitit 1999 e cila u ngrit dhe u financua nga emigrantet shqipetare neper bote ,kishte me shume kapacitete luftarake se sa ushtria e shtetit 100
    vjecare shqipetare e vitit 2019. TURP TURP !!!!
    Keta anemike frikacake dhe pa zemer nuk e kuptojne se per sa kohe qe shqiperia te jete inferiore per sa I perket kapaciteteve luftarake, po per aq kohe ajo do te ballafaqohet me provokime te her pas hershme te fqinjeve greko-sllav. Per sa I perket tankeve dhe artilerise , shqiperia I kishte dhe I shkaterroi ne menyre vullnetare, madje edhe duke u krenuar
    me cmendurine e carmatosjes totale. Tanket T59,T64 te shqiperise nuk ishin te vjetra apo te dala mode , sepse ato mund te perdoren si nje artileri e levizshme . Keta Tironasit “largpames” dhe te “moderuar” te politikes shqipetare duhet te marrin shembullin e Kroacise “primitive” dhe te “pa civilizuar” e cila e shkeli serbine fashiste ne fushe beteje , ndersa tani po e len mbrapa edhe ne garen e armatimit . Kroacia nuk eshte shume me e pasur se sa shqiperia , por Kroatet e kane vullnetin ndersa politikanet shqipetare skane asnje lloj vullneti per te rritur kapacitetet ushtarake.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje