Berat, hajdutët hedhin në erë bankomatin dhe marrin paratë

4 Janar 2019, 10:49Kronika TEMA

Persona të paidentifikuar kanë vjedhur me anë të shpërthimit bankomatin e një banke të nivelit të dytë në Urën Vajgurore

Grabitja duhet të ketë ndodhur gjatë orëve të natës, ndërsa nga informacioni paraprak i policisë së Berat mësohet se është konstatuar rreth orës 02:24 të 4 janarit 2019.

Informacion paraprak:

Më datë 04.01.2019, rreth orës 02:24, në Urën Vajgurore, është konstatuar nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, se është shpërthyer dhe vjedhur bankomati i një banke të nivelit të dytë, ku kanë marrë një sasi lekësh. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e autorve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje