Drejt Britanisë me dokumente false, 39 të ndaluar në Rinas gjatë dhjetorit

6 Janar 2019, 19:20Kronika TEMA

Gjatë vitit 2018, në Aeroportin “Nënë Tereza” kaluan rreth 2 milionë e 960 mijë pasagjerë, por gjatë muajit dhjetor është konstatuar edhe një numër i lartë i personave që kanë tentuar të udhëtojnë me dokumente të falsifikuara.

Gjatë kontrolleve të muajit të fundit, agjentët e Policisë Kufitare të Rinasit arrestuan në flagrancë 39 persona.

Gjatë verifikimeve për shtetasit në dalje të territorit të Shqipërisë, atyre iu gjetën dokumente të falsifikuara italiane, greke, rumune e bullgjare, me të cilat synonin të kalonin në zonën “Schengen”.

Sipas burimeve, gjatë intervistimit, shumica e personave kanë deklaruar se destinacioni i tyre përfundimtar ishte Britania e Madhe. Personat në fjalë kishin zgjedhur pikërisht këtë periudhë festash, ku në të gjithë aeroportet e vendeve “Schengen”, e jo vetëm, shtohet fluksi i lëvizjeve, me shpresën se do t’iu shpëtonin kontrolleve.

Sipas specialistëve, dokumentet e falsifikuara – të sekustruara tashmë, – rezultojnë të një cilësie të lartë, pothuajse identike me origjinalet. Sipas burimeve policiore, një dokument të tillë në Shqipëri mund ta sigurosh për një shumë që varion nga 300 deri në 500 euro.

Në Aeroportin “Nënë Tereza” janë shtuar prej muajsh kontrollet edhe për frenimin e azilkërkimit, duke rritur ndjeshëm edhe numrin e personave që refuzohen në dalje, pasi nuk plotësojnë kushtet për të udhëtuar në zonën “Schengen”.(tch)

1 komente në “Drejt Britanisë me dokumente false, 39 të ndaluar në Rinas gjatë dhjetorit”

  1. Kalec Dega says:

    E ku qendron problemi ketu? Pse budallenj jane njerezit te presin deri ne 2025 kur ti ngrohet veza Merkelit e kompani.

    Ajo qe nuk shqyrton apo analizon ky shkrim eshte shpjegimi i arsyes perse njerezit detyrohen te shkelin ligjin ose veprojne ne kete menyre per te anashkaluar ligjin.

    Sidoqofte une jam me plot besim se keta fatkeqe do ja dalin mbare ne mos sot neser patjeter, se ata e kane ndare mendjen dhe e kane kuptuar urgjencen per tu larguar sa me pare nga Kazani Albanistan.

    Edhe pse qeveria Rama perpiqet me dreka ne qytete dhe mbledhje Partie , keto nuk duken te mjaftueshme per shume qytetare qe shpetimin nuk e shikojne te Rilindja por te emigracioni sa do i veshtire dhe poshterues qellon ndonjehere.

    Sic ju kam paralajmeraur edhe me pare , te presesh 2025 eshte shume vone per ti shpetuar hajnise dhe makuterise se shtetit me alabak ne bote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje