Hapet gara për Prokurorinë Speciale/ Zëri i Amerikës: Një hap larg hapjes së “FBI-së shqiptare”

7 Janar 2019, 14:18Kronika TEMA

Në Shqipëri, Këshilli i Lartë i Prokurorisë hapi sot garën për anëtarët e Prokurorisë speciale, (SPAK) e cila së bashku me Gjykatën speciale do të ketë si objektiv korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe krimin e organizuar. Prokuroria speciale do të përbëhet nga 15 anëtarë, të cilët do të duhet të plotësojnë një sërë kriteresh strikte.

Përveç faktit që duhet të kenë një eksperiencë së paku 10 vjeçare dhe do të duhet të kalojnë procesin e rivlerësimit, prokurorët e SPAK-ut duhet gjithashtu të bien dakord që llogaritë e tyre bankare dhe komunikimet e tyre elektronike dhe telefonike, t’i nënshtrohen kontrolleve periodike, pa qenë nevoja që të jepet më parë autorizim, siç ndodh në rastet normale.

Të njëjtës procedurë do të duhet t’i nënshtrohen dhe familjarët e afërt, fëmijët dhe bashkëshorti ose bashkëshortja, apo të tjerë që jetojnë me ta për një periudhë të caktuar kohe. Këshilli i Lartë i Prokurorisë, vendosi sot të lerë një afat kohor, 30 ditor, për kandidatët që janë të interesuar për të qenë pjesë e Prokurorisë speciale.

Me ngritjen e Prokurorisë dhe Gjykatës speciale, hapet dhe rruga për krijimin e Byrosë kombëtare të hetimit, e cila do të funksionojë sipas modelit të FBI-së amerikane. /VOA/

1 komente në “Hapet gara për Prokurorinë Speciale/ Zëri i Amerikës: Një hap larg hapjes së “FBI-së shqiptare””

  1. Merati says:

    Ju lumte bejeni sa me pare te shohim efektet se kush do shkoje i pari ne site dhe pas hekurave

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje