Policia e shtetit thotë se dy vetë kanë vdekur dhe pesë të tjerë janë plagosur në një aksident në vendin e quajtur Varibob në superstradën Levan tepelenë, sot në mbasdite.
Sipas policisë në datën 06.01.2019, rreth orës 18:00, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur “Varibob”, një automjet ka përplasur një këmbësor.
Në vendngjarje janë grumbulluar disa banorë të zonës dhe pasagjerë të një mjeti tjetër që kishte parkuar aty për të dhënë ndihmën e parë personit të aksidentuar, të cilët janë përplasur nga një mjet tjetër tip “Opel” i cili ka hyrë në parakalim.
Për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasit F.Sh, 64 vjeç, banues në Tiranë dhe D.L, 55 vjeç, banues në Vjosë, Fier si edhe janë dërguar në Spitalin Rajonal Fier dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve 5 shtetas të tjerë.
Po punohet për identifikimin e shtetasve të plagosur dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Superstrada levan-tepelene….
Superstrada e gopit sateme
Rruge qe nuk shikon ku eshte vija anesore e ku eshte kanali,pa mbrojtese,ndricimi zero.
Superstra…
1 Ngushellime te ndjerve!
2 Autobuzi ka ndaluar mu ne mes te rruges
3 Autobuzi nuk ka ndezur sinjalet e emergjences
4 Ndalohet rreptesisht dalja e pasagjerve…ne rast se duhet ndihme te tepert,shoferi i autobuzit kerkon ndihmen e pasagjerve,por gjithnje ne numur te reduktuar dhe dike marre masa sigurie
5 Kamerat te jene ne rregull…pa mjetet qe ndalojne ne autostrate si tek bachia e gjyshit…s’ka problem.
Kamerattttt…ato na bien lek
Kam lexuar se ne vendet perindimore , aksidentet behen ne rruge te veshtira the me kohe te keqe, ne Shqiperi ne rruge te mira dhe kohe te mire, diten e mire te gjitheve