26 shqiptarë dalin para gjykatës në Francë: Akuzohen për vjedhjen e 700 stolive me vlerë 1.5 mln euro

7 Janar 2019, 21:00Kronika TEMA

Gjyqi i 26 të akuzuarve shqiptarë për vjedhjen e stolive të rreth 200 rasteve në Francë, duke përfshirë edhe ato në Belgjikë, ka nisur këtë të hënë në Gjykatën Penale Saint-Etienne.

19 shqiptarë dhe 7 kosovarë u njohën më akuzat, të ndihmuar nga katër përkthyes dhe rreth pesëmbëdhjetë avokatë. Disa do të gjykohen në mungesë, përfshirë edhe një të dyshuar për vrasje në një rast tjetër, i cili është në burg në Zvicër, shkruan lefigaro.fr.

François Bouriaud, kreu i grupit gjykues në leximin e të akuzuarve përmendi 60 persona të përfshirë, 140 viktima nga grabitjet e 192 rasteve, atribuuar shqiptarëve të grupmoshave 25-45 vjeç. Gati 15 viktima të grabitjeve ishin të pranishëm në seancë.

Një shoqatë miqësore shqiptare, një shoqatë lokale e vendosur në qendër të Firminy, shërbeu si një kamp bazë për të pandehurit. Humbjet më të lartë materiale të këtyre vjedhjeve të kryera gjatë natës në shtëpitë e zbrazëta për banorët e tyre nga fundi i 2015 deri në fund të 2017, janë vlerësuar në 155,000 euro.

Të ardhurat e shitjes së stolive të vjedhura, disa prej të cilave janë shitur në portin belg të Antwerp, mund të kapin vlerën mes 1 dhe 1.5 milion euro.

Rreth 700 bizhuteri të gjetura nga hetuesit janë ekspozuar pasdite në sallën e gjyqit për t’u identifikuar nga pronarët e tyre.

3 komente në “26 shqiptarë dalin para gjykatës në Francë: Akuzohen për vjedhjen e 700 stolive me vlerë 1.5 mln euro”

  1. ?? says:

    Është vështir të vidhet pasi të gjithë janë në dijeni. Sot spiunimi komercuesve,kamerat pa fund dhe racizmi. ,po bën që shumë e shumë njerëz të shtrihen me barkun zhurmues.

  2. Toni.D says:

    Hhaaaa… kane marre arratine nga Shqiperi hajduterit e banesave drejte perendomit dje note moderne……. hhaaaa…. o burra te pushtojme Azine ose ose Japonine….. hhhaaaaa… Hitleri kapitulloi me luften e dyte boterore… kurse ne edhe pak do marrrrrriiiimmmm bbbooottteeeennn.

  3. o tourkos nuk ka vend ne token kristiane........ says:

    26 turq asnje shqiptar,kshq varu kkkkkkkkkk …………..ne qeli plehrat!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje