Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj e ka nisur 2019 me një udhëzim, që ju vjen në ndihmë punonjësve të policisë së burgjeve në të gjithë vendin.
Udhëzimi përcakton modalitetet e reja për transferimin e punonjësve të burgjeve nga një burg në burgun tjetër, duke shmangur në këtë mënyrë çdo mundësi për abuzim nga drejtuesit me tranferimin e punonjësve.
Për herë të parë përcaktohet qartë se çdo punonjës i policisë së burgjeve, nuk mund të transferohet në institucione të tjera që janë në distanca të largëta nga vendbanimi i tij.
Tashmë me rregullat e reja punonjësit e Policisë së Burgjeve, të rolit bazë dhe të mesëm, nuk mund të transferohen në një vend pune më larg se 45 km nga vendbanimi i tyre, me përjashtim të rastit kur japin pëlqimin me shkrim për këtë transferim.
Po ashtu me modalitetet e reja kërkohet që në çdo rast, transferimi të jetë i motivuar, me vlerësim të rezultateve individuale të punës, ndërkohë që i komunikohet edhe personit të transferuar.
Punonjësi i Policisë së Burgjeve, në çdo rast jep pëlqimin e tij, me përjashtim të rasteve për nevoja urgjente të shërbimit.
Në udhëzim është përcaktuar qartë se kohëzgjatja e tranferimit nuk mund të jetë më shumë se 6 muaj brenda një periudhe 2 vjeçare.
Bravo. Veprim normal e logjik
Po perse duhet ta dime dhe pse eshte ne interes te publikut kjo maredhenie pune/rregulli brendshem midis Gjonajt dhe policise…o shtet tallava e Leshit….
–
…akoma me mendesite komuniste ..sidomos kur behet fjale per nje institucion si i drejtesise qe duhet te shkeputet nga varesia nga kupola politike….dhe qe sduhet te veproje me urdher nga lart e partia….
–
thashethemi me idjotik i i dites ..qe TEMA e konsideron lajm