Deputeti i LSI-së, xhaxhai i të cilit rreh studentët: Fajin e ka Edi Rama

14 Janar 2019, 09:38Politika TEMA

Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari ka reaguar mbi Policinë e Shtetit dhe përpjektjet e Ramës, sipas tij, për ta implikuar atë në veprimtari kriminale.

“Edi Rama ka kompromentuar rëndë rolin e Policisë së Shtetit. Të gjithë shqiptarëve i’u kujtohet si Kryeministri i vendit i bënte thirrje Policisë së Shtetit nga Kuçova të hiqnin kapelet dhe të bënin fushatë për Rilindjen, duke shkelur rëndë Kushtetutën e vendit.

Të gjithë e mbajnë mend si Edi Rama angazhoi Policinë e Shtetit për të mbledhur vota për Rilindjen. Doli qartë që Edi Rama angazhoi të gjithë strukturën e Policisë së Shtetit në përkrahje të krimit të organizuar dhe kjo e vërtetuar nga përgjimet e antimafias italiane. Janë ende tre drejtues të lartë të Policisë së Shtetit në kërkim për përfshirje në trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Jemi në krah të Oficerit të Lartë Zagani, që demaskoi gjithë skemën kriminale të Policisë së Shtetit e cila drejtohej drejtpërdrejtë nga Edi Rama dhe të cilin e detyroi të kërkonte azil për shkak të presionit që Edi Rama i ushtroi.

Jemi në krah të Oficerit të Lartë Nuhu, që denoncoi publikisht një skandal të Policisë në Komisariatin e Krujës, ku ishte i implikuar drejtpërdrejtë deputeti i Partisë Socialiste dhe Edi Rama në mbrojte të dhunuesit i bënte presion drejtpërdrejtë Oficerit të Policisë duke e detyruar të kërkojë azil.

Jemi në përkrahje të çdo efektivi policie që lufton krimin e organizuar.

Policia e Shtetit ka nevojë të shkëputet nga urdhrat e një Kryeministri trafikant sepse Policia e Shtetit është e qytetarëve dhe jo e Edi Ramës dhe e trafikantëve të tij”, shkruan Brahimllari, i cili në fakt, “harron” të përmendë xhaxhain e tij, që është në krye të dhunës policore kundër studentëve.(TemA)

4 komente në “Deputeti i LSI-së, xhaxhai i të cilit rreh studentët: Fajin e ka Edi Rama”

  1. robi says:

    Ky eshte Edhjet brahimllar barkderri qe nga fjalori qe perdor do ta kishin zili oficeret me uniforma kafe qe sollen ne pushtet Fyrherin, besoj i mbani mend ato oficeret qe plackisnin naten dyqanet me lulelakra ne Berlin kur Fyrheri ishte gadi per te ardhur ne pushtet ,dhe ne mengjez u ofronin mbrojtjen e Fyrherit tregtareve te lulelakres. Dhe ky plehre qe rri pernate tek unaza duke nxitur shpellaret bashke me Kerricin e Faros eshte pjelle e haremit veror Te Jales diplomuar tek Vitrina dhe nxitesi kryesor i rremujave me studentet dhe drejtusei i naziskineve te Mamurasit qe u trajnuan ne Jale dhe i pame te gjithe me pershendetjen naziste gadi per revolucionin baxhellian , prandaj o popull mendohu mire para se te hedhesh voten ne Qershor , asnje vote per sharebajagt e leshitdhise,,,,,,

  2. Q says:

    Ore klyshi i familjes Meta A ke pak dinjitet ne vetëvete apo të mbafton cfarë fletë IM ti e perserit si papagall Turp je dhe deputet dhe flet keto budadallëqePor ja si ulet karakteri deri te kembet kur degjon dhe perserit idjotesit e shefave

  3. zenelaj says:

    Skuptova gje cfare donte te thoshte ky perfaqsuesi i popullit

  4. anonim says:

    ky eshte naziskin ne shpirt, nuk ka njeri me te urryer ne shoqeri si gjithe lsistat e tjere,,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje