Pas një kalvari të gjatë ligji për gjuhët në Maqedoni botohet në Gazetën Zyrtare dhe ka hyrë tashme në fuqi, shkruan vizion plus.
Por presidenti i Maqedonisë Gjorgje Ivanov cili nuk e dekretoi ligjin, ka reaguar duke e quajtur shkelje kushtetuese shpalljen në Gazetën Zyrtare. Kreu I shtetit paralajmeron edhe ndjekje penale.
“Mbrëmë vonë kishim mundësinë që të shohim fytyrën e vërtetë të koalicionit qeveritar të LSDM-së dhe BDI-së, koalicion që veten e quan pro-evropian.
Shpallja e Ligjit për gjuhët në Gazetën Zyrtare dhe të Ligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës pa dekretin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë është jo-kushtetues.
Me dërgimin e këtyre dy ligjeve në Gazetën Zyrtare është shkelur Neni 75 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë, derisa shpallja e ligjeve është bërë në mënyrë joligjore dhe paraqet bazë për ndjekje penale”– tha Gjorge Ivanov.
Ky reagim i Ivanov është kontradiktor ne raport me qëndrimin e pak muajve më pare. Në nëntor me rastin e përvjetorit te kongresit te manastirit kreu i shtetit i dërgoi urime të gjithë shqiptarëve në Maqedonisë, ku konfirmonte angazhimet për ndërtimin e një të ardhme të përbashkët.
Ky me gjithe kryeministrin qe u arratis jane antishqiptar te deklaruar.Ketyre populli shqiptar i Maqedonise dhe gjithe kombi shqiptar duhet tu tregoje vendin.
Hajro Limaj
Drejtor i Institutit te Politikave te Sigurise Kombetare
KUSH ESHTE KY NJERI DHE C`FARE LLOGJIKE KA ..?! NESE ESHTE SHKELJE E KUSHTETUTES , LE TE NDRYSHOHET KUSHTETUTA PER NJE GJUHE QE ESHTE AUTOKTONE NE ATE VEND ..!
Gjithësesi në monedhën dhe pasaportën maqedone.
Te gjithe I tremben gjuhes Shqipe. Kane frike si djalli nga temjani.