Kryetari i partisë më të madhe opozitare në Kosovë, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka theksuar se LDK-ja nuk do të bëhet pjesë e ekipit negociator për dialog me Serbinë.
Megjithatë, ai ka shtuar se LDK-ja mund të përfshihet në dialog vetëm nëse vendi shkon në zgjedhje ose nëse bëhet rikonfigurimi i tërësishëm i institucioneve të vendit.
Në një konferencë për media, Mustafa ka theksuar se qëndrimi i LDK-së ka qenë dhe mbetet se dialogun duhet ta zhvillojë qeveria dhe përgjegjësinë sipas tij, për procesin duhet të merr një qeveri e cila duhet të jetë legjitime dhe përfaqëson shumicën.
“Lidhja Demokratike e Kosovës e ka platformën dhe dokumentin bazë lidhur me dialogun. Orientimi ynë në atë dokument është se duhet të shkohet në zgjedhje në mënyrë që të fitohet legjitimiteti politik. Nëse nuk shkohet në zgjedhje duhet të mendohet në rikonfigurim total të qeverisjes ose të institucioneve të tanishme të vendit në mënyrë që të sigurohet përfaqësimi i domosdoshëm i cili do të mundësonte ratifikimin e marrëveshjeve”, ka thënë Mustafa.
Ti je me i shituri te serbet dhe me i fshehti, kopil
Ka shanca qe at rikonfigurim total te qeverisjes do ta bej Gjykata Speciale. Pra: sit back and relax.
Ky tipi duket i rrezikshem.Kam pershtypjen se ky nuk e do bashkimin e shqiptareve.
LDK dhe Vetevendosja jane parti te themeluara nga sherbimi sekret serbe per te ruajte statuskuon ne Kosove per nje kohe me te pershtatshme…Vetem analizoni sjelljet e tyre nga koha e luftes e deri tash….