Ish komandantët e UÇK në Hagë: Lushtaku dhe Mustafa në dorë të Prokurorisë Speciale

13 Janar 2019, 19:25Rajoni TEMA

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku është nisur drejt Hagës nga aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari”, e pak pas tij, të njëjtën rrugë mori edhe ish-pjesëtari i UÇK-së, Rustem Mustafa.

Luhtaku i tha gazetarëve se do të intervistohet nga Prokuroria Speciale në 16 janar, por përse-në e kësaj lëvizjeje nuk e di.

Do ta kuptoj ne ate date se perse jam thirrur është shprehur ai.

Avokati Arianit Koci, tha se si Lushtaku, ashtu edhe Mustafa i janë përgjigjur ftesës së Prokurorisë Speciale, por as ai nuk sqaroi se në çfarë cilësie janë thirrur të paraqiten pranë saj.

“Zoti Lushtaku do të intervistohet me 16 janar, e këtë kohe e ka shfrytëzuar për të vizituar disa familjarë, ndërsa zoti Mustafa do të intervistohet nesër më 14 janar. Data për zotin Lushtaku është shtyrë sepse të dy e kanë pasur të njëjtin avokat dhe është dashur të koordinohet koha”, u shpreh Arianit Koçi, avokat.

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri kosovar Ramush Haradinaj sqaroi se i ka vizituar të dy ish pjesëtarët e UÇK-së duke theksuar se beson me forcë në pastërtinë e luftës së saj, e duke shprehur bindjen se do të kapërcehet me sukses edhe kjo sfidë.

Një sërë ish-pjesëtarësh të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë ftuar të dëshmojnë para Prokurorisë Speciale për Krime Lufte në Kosovë.

Hetimet do të përqendrohen në krimet e supozuara nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000. Ligji për Gjykatën Speciale u miratua në Kuvendin e Kosovës në vitin 2015.(tch)

5 komente në “Ish komandantët e UÇK në Hagë: Lushtaku dhe Mustafa në dorë të Prokurorisë Speciale”

  1. ''....nese gervish sadopak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh ''arabin'' qe ai fsheh mes veti.......! says:

    dite te veshtira per kolotrypida-n e suniteve ”komando paqsore”…………allah uakbar!

  2. Kosova behet agresori e serbet viktimat - TURP Europe says:

    Filloj kriminalizimi i Kosoves dhe UCK-se edhe pse Kosova ishte viktima tani na dalin serbet viktimat. Eshte nje tjeter levizje e ndyre e europianeve per te njollosur popullin e vuajtur kosovar dhe per te glorifikuar miqte e tyre barbar serb. Vetem e vetem sepse keta jane gjoja ortodokse. Serbet vetem ortodokse nuk jane. Jane kafshe barbare qe theren qindra mijra njerez te pafajshem dhe pervec 3-4 udheheqesve shume te larte asnje nuk ka shkuar pas komandanteve te tyre gangstere qe vrane popullin kosovar. Kosova duhet ti tregoje gishtin e mesit Europes dhe te terhiqet nga procesi i shemtuar i kriminalizimit te luftes per liri te UCK-se. TURP per Europen dhe te gjithe ata qe jane pas kesaj poshetrsie.

  3. Baliu says:

    Te shohim se qka do te del nga ky ‘reality show’, ashtu siq ishte edhe “arrestimi” i Ramushkut ne France. Nje ‘deja vu’ apo diqka pak ma shum serioze. Larja e mekateve te “komandantave” permes gjykimeve formale (ket gje tashme e kan bere gjykatat e “pavarura” tu Kosovs*) eshte shum ma shkatrrimtare, sesa mostrajtimi fare i tyre.

  4. TR says:

    THACIN E KANE LENE ,PASI TI MARRIN MITROVCEN , SI QERSHIA MBI TORTE .

    1. TR apo BEO apo ATH? Kush je? says:

      Do ti hane m.tin Mitrovices ti shkerdhato felliqesire 300 eurosh qe perphap lajme te rreme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje