Njohësit e çështjeve të Ballkanit thonë se moszgjidhja e problemit të Kosovës e Serbisë ka filluar të japë efektet e para të dështimit të iniciativave rajonale. Kosova e Shqipëria synojnë që të heqin barrierat kufitare.
Kosova dhe Shqipëria synojnë ta heqin kufirin ndërmjet dy vendeve me qëllim lehtësimin e procedurave të kalimit të njerëzve dhe mallrave. Më 29 dhjetor të vitit të shkuar, si hap i parë u nënshkrua marrëveshja dhe filloi së funksionuari një pikë e përbashkët kufitare në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, ndërsa, disa muaj më vonë pretendohet që të hiqet kontrolli kufitar. “Ajo që dikur ishte pikë kufitare e Kosovës, nuk ekziston më, është hequr në tërësi. Kemi edhe pjesën tjetër të zhvillimit të marrëveshjes të nevojshme, protokolleve të nevojshme, që të mos ndalen makinat pra këtu, por të ndalen një në disa vetëm për shkak të çështjeve të caktuara të rutinës”, deklaroi kryeministri Ramush Haradinaj, duke shtuar se pret që në një afat sa më të shkurtër, më të mos ketë fare ndalesa të veturave.
“E kemi biseduar me kryeministrin Edi Rama dhe me kolegë të tjerë, që diku në ndërrim të moteve të hapet kufiri, përfundimisht. Do të ketë kamera, do të ketë një monitorim, por nuk do të ketë barrikadë fizike, jo prezencë fizike të kontrollit”, pati thënë Haradinaj, pak kohë para vitit të ri. Kjo nuk ndodhi në ndërrimin e viteve, por, kryeministri kosovar beson se nga data 2 prill, më nuk do të ketë kontrolla fizike në kufirin Kosovë-Shqipëri.
Zemërim në Beograd
Marrëveshja ndërmjet qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Kosovës për lehtësimin e procedurave të kalimit të njerëzve dhe mallrave në kufirin ndërmjet dy vendeve i ka zemëruar zyrtarët e qeverisë në Beograd. Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandër Vulin, e interpreton ndryshe heqjen e barrierave kufitare Kosovë-Shqipëri. Ai thotë se po “krijohet Shqipëria e Madhe”, e për këtë thotë se disa herë i kërkuar Presidentit serb Aleksandër Vuçiq që ta shqyrtojë politikën ndaj Bashkimit Evropian, për shkak që Evropa “nuk po e ndalon këtë”.
“Shqipëria e madhe nuk mund të krijohet e të mos shkaktojë konflikte në Ballkan, jo vetëm me Serbinë e jo vetëm me serbët. Kryeministri shqiptar tashmë ka paralajmëruar se dëshiron t’i fshijë kufijtë me Malin e Zi, Maqedoninë e Greqinë dhe porosit se kudo që jetojnë shqiptarët nuk do të ketë kufij ndërmjet tyre. Kështu formohet “Shqipëria e madhe”, thotë ministri serb i mbrojtjes Vulin, citon agjencia e lajmeve serbe FoNet.
Kufi i hapur me Maqedoninë, Greqinë e Malin e Zi
Hapja e kufirit të Shqipërisë me Kosovën, nëpërmjet lehtësimit të procedurave të kalimit në dogana, është një nga premtimet e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka thënë se ai do të dëshironte të hiqte kufijtë edhe me Maqedoninë, Malin e Zi e Greqinë. “Së shpejti, besoj në pranverën që vjen do ta vendosim kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës në regjimin e kritereve teknike të marrëveshjes së Schengenit. Një kufi i hapur që e synojmë edhe me Maqedoninë, Malin e Zi e me Greqinë po ashtu, në një të ardhme shumë më të afërt sesa anëtarësimi ynë në BE”, tha Edi Rama në mesazhin e tij për Vitin e Ri.
E kjo ide duket se i ka pëlqyer edhe kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, i cili është shprehur, se “edhe ai do të dëshironte të bënte të njëjtën gjë”.
“Edhe unë do të dëshiroja t’i hapnim kufijtë. Nuk shoh asgjë kontroversë në qëndrimin e kryeministrit shqiptar lidhur me hapjen e kufijve me fqinjët, përfshirë Maqedoninë. Kjo ide do të sillte edhe përfitime të mëdha ekonomike dhe do të ishte në të mirën e qytetarëve të të gjitha vendeve të rajonit” u shpreh Zoran Zaev në fjalimin e tij të fundvitit.
Por si e shohin analistët çështjen e hapjes së kufirit Kosovë-Shqipëri dhe shqetësimet e autoriteteve serbe për këtë çështje? Naim Rashiti, njohës i çështjeve ballkanike, i tha DW-së se bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri ka hyrë në një fazë të re për shkak të zhvillimeve evropiane dhe rajonale. “Serbia së bashku me Rumaninë, Bullgarinë dhe Greqinë në kuadër të agjendës evropiane po dëshiron një Adriatik tjetër, dhe kjo e ka detyruar Kosovën dhe Shqipërinë që të avancojnë bashkëpunimin ndërmjet dy qeverive. Kosova dhe Shqipëria kanë qenë realisht të penguara që të bashkëpunojnë për shkak të dy proceseve kryesore, të negociatave të Shqipërisë me BE-në dhe kritereve të liberalizimit të vizave për Kosovën dhe për aq kohë sa Kosovva nuk e merr liberalizimin e vizave, heqja e kufirit me Shqipërinë duket e pamundur”, thotë Naim Rashiti.
Efekte negative po ndjehen
Zoti Rashiti, thotë se problemi kryesor në Ballkan është ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe jo Kosovës dhe Shqipërisë apo Shqipërisë dhe Serbisë, ndërsa, moszgjidhja e problemit të Kosovës dhe Serbisë ka filluar të krijojë efektet negative: Sipas tij, “çështja e taksës e vendosur nga qeveria e Kosovës për produktet serbe po shfaq problemin kryesor në Ballkan. Të ndodhur në këtë situatë, atëherë Kosova do të detyrohet që me të tjerët përfshirë këtu edhe Maqedoninë të hapë linja të reja bashkëpunimi edhe më të madh. Telashet Kosovë-Serbi dhe bashkëpunimi bilateral Serbi-Shqipëri, po shfaq dështimin e të gjitha iniciativave rajonale të krijuara nga BE-ja”, thotë Naim Rashiti, duke shtuar se tash vijnë në pah marrëdhëniet bilaterale ndërmjet shteteve.
Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë disa herë janë mbledhur një herë vit për të mbajtur mbledhje të përbashkët. Të fundit që e mbajtën eshtë ajo e datës 26 nëntor të vitit 2018, ku nënshkruan disa marrëveshje për të lehtësuar barrierat ekzistuese ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Disa nga marrëveshjet e rëndësishme të firmosura janë unifikimi doganor, heqja e tarifave roaming, njohja e ndërsjellë e patentave mes dy vendeve, e disa të tjera. Për marrëveshje të natyrës së tillë tash e disa vite zhvillojnë dialog edhe Kosova e Serbia, por rezultatet janë të pakta, ndërsa, kohët e fundit është shënuar ede kthim prapa. Është qeveria e Kosovës ajo që vendosi taksa shtesë prej 100% ndaj të gjitha produkteve të Serbisë, për shkak të “agresionit politik dhe diplomatik të Serbisë ndaj Kosovës”. Si pasojë Serbia ndërpreu dialogun me Kosovën dhe nuk do ta vazhdojë atë pa heqjen e taksës, ndërsa, Kosova thotë se taksa mund të hiqet vetëm atëherë, kur Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës. Të ndodhur në këtë situatë, Bashkimi Evropian po provon sërish të ulë në një tavolinë Kosovën de Serbinë, për të arritur një marrëveshje gjithpërfshirëse ligjerisht të obligueshme, në mënyrë që të dyja vendet ta vazhdojnë rrugën e reformave me synimin final anëtarësimin në BE, ndonëse në faza të ndryshme.
o ju rafte pika qe filloni merreni me nacionalizem te semure kur nuk ju shkojne punet mire ne Albanistan…
–
Nga e dini ju qe Kosovaret, duan te bashkohen me Shqiperine?
–
Nga e dini ju qe gjithe Shqiptaret duan te bashkohen me Serbo-Turko-Kosovaret?
Kalec Dega-me kete koment ke vertetuar qe je nje hale antishqiptar. Kosovaret jane me shqiptare se sa ti. Kete e kane provuar me qindra vite qe luftojne per Shqipertine. Nje maskara si puna jote nuk ka tru qe ta kuptoje ose nuk do qe ta kuptoje. Me sa duket je nje spiun i serbet a i grekut. Mjere nena jote per qelbanikun qe ka lindur.
Persa i perket pyetjes qe ben, pergjigja eshte Po, ne duam te bashkohemi. Ky eshte amaneti i te pareve tane. Do apo nuk do nje rrace tradhetaresh si puna jote, ne do bashkohemi ne Shqiperine Etnike, pasi koha punon ne favorin e shqiptareve.
Se kuptoj pse ty vella e diskretiton kaqe shume veten tende ne publik. Fjalet qe nxjer nga goja treojne se kush je ti jo kush eshte kundershtari yt. Si mendon ti se me disa fjale bombastike e veten ne pedestal te larte? Jo vetem kaqe por ti edhe disa si ty kane amanet nga te paret.Na bere ne te tjereve qe kemi mendim tjeter te ecim me koke poshte. Vuri kembet ne toke. Perpiqu te rrespektosh ata qe kane mendime te kunderta me ty. Kejo quhet edukate qytetare qe ti duket se se ke.
Kosovaret jane krenare qe jane Kosovare edhe pse kete emer e kane te trasheguar nga Serbet. Jane krenare qe neser do kene gjuhen e tyre Kosovarce.
Para se te kerkohet bashkimi, perse mos ta nderrojme dhe emrin Kosove dhe ta kthejme ne origjinal Dardani psh…?
Si kompetent qe jeni, kush ne Kosovo eshte shprehur dhe do nga Partite apo populli te bashkohet me Shqiperine alabake , mjerane, me te varferen dhe me te dobtin shtet ne Evrope , me nje popull bageti me mendesi mesjetare dhe antisociale, antidemokratike dhe i papafte per te ndertuar shtet.
Ne qofte se nje dite do te realizohej kjo enderr e te pareve , kjo duhet te vije nga Kosovaret ne fillim pasi Shqiptaret kete duan.
Edhe nje here , sa flitet ne Kosovo apo nga Kosovaret per bashkim me Shqiperine? Jam i sigurte qe ske dhe ske per te pasur nje pergjigje te arsyeshme ose me zhgenje po pate mundesi.
Ti Kalec Leshi duhet te jesh me siguri Berat Bugjella.
Ok kufijte me Kosoven pasi jane VLLEZERIT TANE,
Pozitive do ishte te hiqen dhe Malin e Zi,Maqedonine,Greqine dhe keshtu do kemi nje Ballkan te bashkuar ku Shqiperia do lulezoje edhe me shume.
Paska tendenca te rrezikshme imperialiste Tono?
Kosova eshte gjaku jone vllezrit tani na kan dare me zor …prandaj ka ardh koha te bashkohemi me vllezrit tane kosova eshte shqiperi edhe shqiperia eshte kosov ..
Doren ne zemer dhe me gjithe respektin per Gjermanine demokratike, kur mundesia e bashkimit iu dha dy Gjermanive duke patur paraysh rreikshmerine e nje Gjermanie te fuqishme qe mund te dale jashte kontrollit si ne rastin e viteve 30-45 atehere perse kjo mundesi nuk duhet tu jepet shqipetareve qe nuk jane ndare as me deshiren e tyre dhe as paraqesin ndonje rrezik per paqen ne Gadishullin Illyrik? E kunderta paraqet rrezik, nje Shqiperi dhe nje Kosove e dobet do te shtonin lakmin e fqinjeve jugor dhe verior per vazdimin e planit te tyre te perbashket per te patur nje kufi te perbashket ne Shkumbin. Gjermania duke pas klaur ne te njejtin klavar duhet te jete e para qe duhet te mbeshtes minimalisht bashkimin e dy shteteve shqiptare si nje detante ndaj rrezikut rus Gadishullin Illyrik.