Ushtritë më të vogla të botës dhe Kosova

13 Janar 2019, 20:46Rajoni TEMA

Nga Ruben Avxhiu

Një grafik që tregon ushtritë më të vogla në botë dhe numrat respektivë të ushtarëve.

Kosova, vendi me ushtrinë më të re, me vetëm 2,500 ushtarë ka një nga ushtritë e vogla te Europës.

Aty është edhe një listë me 23 vendet e vetme të botës që nuk kanë fare ushtri.

Sigurisht në epokën moderne ka dy dallime të mëdha. Forca e një ushtrie nuk përcaktohet edhe aq nga numri i ushtarëve, sesa nga teknologjia luftarake dhe përgatitja profesioniste.

Dhe dallimi i dytë, mbrojtja po bëhet gjithnjë e më shumë një koncept kolektiv. Shumica e vendeve të vogla më shumë se në armët e tyre besojnë në aleancat ku marrin pjesë, në miqësitë dhe përputhjen e interesave me vende më të mëdha, në organizatat ndërkombëtare, si dhe në një interes të përgjithshëm mbiztoërues për ruajtjen e paqes në rajonet e tyre e në botë.

Rasti i Kosovës nuk është përjashtim. Krijimi i ushtrisë, ndonëse një ngjarje e madhe kombëtare, ka vlerë më të madhe simbolike politike, sesa praktike në fushëbetejë.

Duke shpresuar që të mos vijë dita për t’u vënë në provë, mbrojtja e kufijve të Kosovës sigurohet sot, pothuajse në mënyrë ekskluzive nga KFOR-i, një forcë paqeruajtëse që merr fuqinë nga NATO.

Në mungesë të NATO-s, problem real i Serbisë, nuk do të ishte pushtimi i Kosovës. Ajo ka ushtri shumë më të fortë dhe më të madhe. Problemi për Serbinë do të ishte ai i përjetshmi, aftësia për ta mbajtur Kosovën në pushtim.

Do të ishte tepër e kushtueshme jo vetëm fizikisht, financiarisht, diplomatikisht po me pasoja të rënda për vetë demokracinë dhe lirinë e shoqërisë serbe.

Vetëm një regjim i natyrës militariste-fashiste si ai i Millosheviqit mund të detyrojë një shoqëri që burimet e saj të jetesës t’i shpenzojë jo për të mirën e saj po për hir të mbajtjes zap të një populli tjetër. Mitologjia është biznes i shtrenjtë në shekullin 21. Kosova, gjoja “djepi i Serbisë”, do të përfundonte në arkivol të të ardhmes së saj.

3 komente në “Ushtritë më të vogla të botës dhe Kosova”

  1. Peti pe verteti says:

    Ushtria e Kosoves perben nje berthame perreth se ciles zhvillohen kuadro te kualifikuar dhe te stervitur ne lufte urbane te cilet mund te trajnojne civilet ne rast okupimi ne lufte guerilje. Kjo (duke mos llogaritur asistencen nga Shqiperia) do ta bente mbajtjen nen okupim teper te kushtueshme dhe de fakto te pamundur ne kushtet ne te cilat ndodhet Serbia. Ne nje te aferme kjo hap rrugen per trajnimin e kesaj force te afte ne operacione me te nderlikuara dhe zmadhimin e modernizimin e saj ne perballje me sfidat e ardhshme. Krijimi i ushtrise perben nje pike pa kthim ne politikat serbe. Prandaj dhe trauma qe shkaktoi ne qarqet ruse te cilet jane sponsoret e vertete te Serbise ne Europe.

    1. e di si eshte puna says:

      Gatishmëria e ushtrisë, ne 72 orë 750 mijë ushtarë “nën armë”
      Strukturat ushtarake e viteve ‘80 lejonte që për 72 orët e para, të mund të bëheshin gati për luftë të paktën 750 mijë njerëz.
      Nëse lufta do të fillonte krejt papritur, pa paralajmërime dhe pa përqendrim të trupave armike në vijën e kufirit, ushtria shqiptare ishte përgatitur që për 2-3 minuta nga shkelja e territorit shqiptar, të hapte zjarrin e parë me mitralozat e rëndë të cilësuara si “armë roje”, apo me anë të batalioneve që gjithashtu quheshin “art-mitraljer”.
      Kjo sa për fillim, pasi strukturat ushtarake e viteve ‘80 lejonte që për 72 orët e para, të mund të viheshin nën armë të paktën 750 mijë njerëz me uniformë jeshile. Por si ishte e organizuar ushtria shqiptare në vitet ’75-’85, gjë që daton dhe me kulmin e fuqisë së saj? Ish drejtuesit e lartë të saj kanë dhënë këto shifra:
      – Kolonel Edip Ohri, ish-komandanti i Aviacionit Shqiptar
      Aviacioni, 240 mjete fluturuese
      “I gjithë aviacion u inkuadrua në 3 regjimente gjuajtës-bombardues të cilët u inkuadruan në tre aerodrome: Gjadri, Rinasi e Kuçova. Reparti i parë u krijua në Tiranë në vitin ’51. Regjimenti i parë i Aviacionit Reaktiv u krijua në vitin 1955 në Kuçovë.
      Ai do të pasohej me krijimin e Repartit të Transportit Ushtarak në Tiranë, Regjimentin e Rinasit, Shkollën e Aviacionit, Regjimentin e Helikopterëve, Regjimentin e Gjadrit. Të paktën 240 ishte numri i mjeteve fluturuese, që përbënin armën e Aviacionit Luftarak.
      – Kolonel Estref Musabelli zv/komandant i Grupimit të 6-të operativ për tanket
      Ushtria, rreth 1200 mjete të blinduara
      “Ushtria shqiptare në fund të vitit ‘80 dispononte thuajse se 1200 tanke e mjete të blinduara në arsenalin e saj. Kompania e parë e tankeve u krijua në 1 prill 1946 me prodhimin italian “Spali” trofe nga Lufta II B. Në prill 1948 u krijua Regjimenti i parë i tankeve “Vojo Kushi”, ku përfshinë tipet T-34 dhe AVL-76 m/m, të ardhura nga BS. Brigada e Parë u krijua në 24 prill 1963 në përbërje të të cilës ishin tanket tip T-59 të prodhimit kinez.
      Në vitet ’70 ushtria shqiptare kishte 10 brigada tankiste me nga 100 tanke të tipeve T-59 (54), T-62, si dhe disa batalione autonome me drejtime të caktuara me tanke tip T-34, AVL-76 dhe 100 m/m. Ushtria shqiptare zotëronte dhe 3-4 batalione të mekanizuara me transportues të blinduar.
      – Bajram Mane, ish-zëvendësministri i Mbrojtjes në vitet ‘82- ‘90
      Organizimim me 9 korpuse
      “Ushtria jonë rreth viteve ’80 erdhi pas një riorganizimi të thellë dhe të gjerë në strukturë dhe në përmbajtje, duke filluar nga njësitë e repartet e vogla ushtarake deri në Shtabin e Përgjithshëm. Në ato vite ushtria kishte në strukturë 7 Korpuse dhe 2 Grupime Operative në rang Korpusi, të cilat përmbanin njësi rezervë të Komandës Përgjithshme të pajisura me armë dhe teknikën e nevojshme.
      Gjithashtu kishte Komandën e Mbrojtjes Kundërajrore, Komandën e Aviacionit, Komandën e Flotës Luftarake Detare, njësi e reparte autonome, si dhe 4 Baza Furnizimi, Forca Vullnetare dhe Rininë Shkollore të armatosur.
      – Kolonel Dashamir Ohri, ish -komandanti i Brigadës së Nëndetëseve
      Flota Luftarake Detare me 100 anije
      “Në vitin 1980 flota detare shqiptare kishte anije rreth 100 luftarake të tipave dhe destinacioneve të ndryshme, luftarake e ndihmuese, të ardhura nga BS e Kina”
      – Hetem Halili, ish- Komisari i Korpusit të 7-të
      Normat e gadishmërisë, njësoj me Izraelin
      “Nivelin e normave të gatishmërisë e kishim më të lartin në botë. Me këto norma na afrohej vetëm Izraeli. Në 6 orë deri në 6 e 30 minuta kompletohet një brigadë, efektivi i të cilës varionte nga 5 mijë deri në 7 mijë trupa. Ndërsa një korpus vihej në gatishmëri të plotë brenda 9-10 orëve.
      Për rastin konkret, kur flitej që Shqipëria kërcënohej nga trupat e Traktatit të Varshavës, merrej parasysh që pika më e afërt, nga ku mund të ngriheshin avionët desantues, ishte aeroporti i Sofies në Bullgari, me një largësi prej 650 kilometrash.”
      – Kostaq Karoli-ish shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë
      Shkelja e kufirit, për 3 minuta zjarr i përqendruar
      Forcat e Armatosura kishin një efektiv shumë të madh, si aktiv ashtu edhe rezervist. Efektivi përbëhej nga rreth 16.500 oficerë, rreth 9.000 nën/oficerë, rreth 60.000 ushtarë si dhe nga rreth 8.000 civilë. Ndërkohë që rezervistë kishte rreth 450.000 vetë, dhe 230.000 Forca Vullnetare.
      Këto forca përfshiheshin në 22 Divizione dhe tre Forca që ishin: Mbrojtja Kundër Ajrore, Flota Luftarako-Detare dhe Aviacioni. Ishin 127 Brigada Këmbësorie, Brigada Artilerie dhe Brigada Sulmuese; rreth 1050 tanke, rreth 4.000 gryka zjarri artilerie tokësore; 34 regjimente të artilerisë kundërajrore pa llogaritur artilerinë kundërajrore të Brigadave, etj.
      Në kufi, mitralozët e rëndë (armët roje), bateritë e gatshme të artilerisë kundërajrore, hapnin zjarr për 2-3 minuta. Për 20-30 minuta, batalionet mitraliere në vijën e kufirit kishin bërë gati për luftim. Po kështu për 15– 20 minuta, artileria tokësore e gatshme kishte hapur zjarr.
      – Namik Shehaj, ish-komisari i Regjimentit të Raketave
      Mbrojtja kundërajrore me 240 raketa
      Në përbërje të ushtrisë shqiptare janë 3-Grupe luftarake raketash një Grup tjetër që përdoret për qëllime mësimore si dhe një grup teknik. Katër grupet e raketave janë të vendosura në Petrelë, Sukth, në Patos dhe Krujë. Çdo Grup ka nga 6-të shtretë raketash. Pra gjithësej 24 shtretë.
      Është përllogaritur që çdonjëri nga shtretet të lëshojë deri në 10 raketa. Realisht 240 raketa. Ato kanë një gjatësi prej 10.,88 metrash. Raketat që kanë qenë pjesë e armatimit të Mbrojtjes Kundër Ajrore të Ushtrisë Shqiptare nuk kanë pasur mbushje bërthamore, por kanë pasur vetëm mbushje luftarake, e cila kur shpërthente ndahej në 3600 copa.
      – Irfan Lulo ish-shefi i Katedrës në Zall-Herr
      Artileria 6 gryka zjarri për çdo kilometër të frontit
      “Ndërmjet viteve 1954-1955. Ushtria Shqiptare u pajis me bateri KA 85 mm e mjete radioteknike më të sofistikuara, ndërsa në vitet 1957-1958 u pajis me bateri 57 dhe 100mm. Në vitet 1959-1969, në armatim futen edhe raketat e drejtuara, topat AKA 37 mm, topat 57mm dhe 100mm me drejtim automatik, mitralozet 14,5 mm me katër tyta, dhe me radarë të zbulimit të largët. Në vitet ’70 kishte 22 regjimente të AKA, 18 batalione mitraliere AKA, që llogarisnin rreth 6 gryka zjarri për çdo kilometër të frontit”.
      – Kolonel Thoma Lakra, ish-komisari i Divizionit të Xhenjos
      100 mijë qendra zjarri në 5 vjet
      “Tërë procesi i projektimit, prodhimit dhe montimit të mbi 100 mijë qendrave zjarri u bë për afro 4-5 vjet, (1975-1980). U bënë njëkohësisht qendrat e zjarrit të montuara me kërkesën e Mehmet Shehut, të cilat iu nënshtruan eksperimentimit me qitje direkte me të gjithë kalibrat e armëve, ku u nxorën konkluzionet dhe reflektime në projektimin dhe prodhimin e tyre. Në Shqipëri u prodhuan dhe u montuan rreth 100 mijë qendra zjarri. Vitet me intensitet më të lartë kanë qenë 1976-1980”.
      Bazat e Betonizuara
      -Aerodromit të Gjadrit, i tunelizuar
      -Baza e Shëngjinit të Tunelizuar
      -Baza në Porto Palermo
      -Tunelizimi i Uzinës në Poliçan
      -Tunelizimi i Bazës Ajrore në Kuçovë
      -Depove të tunelizuar në Vermsh Gjerbes, Qafë -Shtamë
      -Ndërtimi i Radiostacioneve për kohë lufte, në Bizë, Livadhe e Hamet, Puke, Teqe e Dushkut, Gramsh etj”.
      Përbërja e Aviacionit Ushtarak
      95 avionë MIG-19-S,
      12 avionë MIG-21,
      12 avionë MIG-17,
      3 avionë IL-14 për shërbime qeveritare
      1 avion bombardues IL-28.
      36 helikopterë MI-4.
      12 avionë AN-2 transporti
      Ushtria
      Fuqia njerëzore dhe ajo e zjarrit
      Ushtria Shqiptare në vitet ’80-‘90 ka pasur në përbërjen e saj:
      -22 Divizione
      -Mbrojtja Kundër Ajrore (MKA),
      -Flota Luftarako-Detare (FLD)
      -Aviacioni

      Efektivi dmth forcat e gatshme ushtarake, përbëhej nga:
      -rreth 16.500 oficerë
      -rreth 9.000 nën/oficerë
      -rreth 60.000 ushtarë
      -rreth 8.000 civilë
      -rreth 450.000 rezervistë
      -rreth 230.000 Forca Vullnetare
      -Ishin 127 Brigada, Këmbësorie, Artilerie dhe Sulmuese
      -Ishin 34 regjimente të artilerisë kundërajrore
      -Ishin rreth 1050 tanke inkuadruar në 9 brigada e dy batalione
      -Ishin 4.000 gryka zjarri artilerie tokësore
      -Ishin më shumë se 100 anije të të Luftës Luftarake Detare
      -Ishin rreth 240 avionë e helikopterë të Flotës Ajrore

      Flota Luftarake Detare
      1. Katër silurues 80 copë rus + kinez
      2. Dragamina rade 6 copë rus
      3. Dragamina bazë 2 copë rus
      4. Gjuajtësa detarë 4 copë rus
      5. Nëndetëse 4 copë rus
      6. Motovedetë tip Shangai II 6 copë kineze

      ISLAMIZIMI

  2. Artan says:

    Autorit te ketij artikulli duhet t’ia perkujtoje dikush se numri i ushtareve te KS prej 2500 trupash eshte ai qe eshte aktualisht. Ndersa permes ligjeve te sapo miratuara per transformimin e forcave te armatosura, Kosova do te kete 5000 ushtare te rregullt dhe 3000 rezerve. As kjo nuk mund te konsiderohet force e madhe ushtarake, megjithate eshte pak me shume sesa simbolike, sic thote autori. Njekohesisht eshte ne proporcion me popullaten dhe me kriteret e NATOS. Prandaj, konstatimi i autorit te artikullit se forcat serbe do te mund ta pushtonin KS lehtesisht, bazohen ne presupozimin e tij te gabuar se KS ka vetem 2500 ushtare. Jo se 5000 + 3000 jane ndonje fuqi tejet e madhe por me pajisje dhe motivim + perforcime ne rast nevoje, do ta benin te pamundur pushtimin tokesor nga ana e Serbise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje