Tit Vasili zbulon bisedën e Ramës për 17 majin: Plehrat e PD të dalin jashtë

25 Janar 2019, 09:15Politika TEMA

Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili për herë të parë ka zbuluar një bisedë të kryeministrit Edi Rama për marrëveshjen e 17 majit më Bashën.

I ftuar në studion e lajmeve të Ora News me gazetaren Beti Njuma, Vasili tha se plani i Ramës ishte që PD të qëndronte jashtë parlamentit.

Vasili: Marrëveshja e 17 majit, unë kam qenë protagonist si kryetar i LSI-së, me gjithë komentet e tjera që bëjnë, siguroj një gjë të rëndësishme që është më shumë e rëndësishme se rezultati elektoral i radhës që këtë herë ishte tërësisht i manipuluar, jo se e thamë ne.

Unë nuk i kam njohur ato zgjedhje si kryetar i LSI-së, për këtë arsye, për shkak të këtyre zgjedhjeje nuk e gjeta të udhës të vazhdoja të drejtoja më LSI-në pasi 25% e votave u shitën e u blenë sipas Këshillit të Europës jo sipas opozitës.

Por ajo marrëveshje bëri që Partia Demokratike të hyjë në zgjedhje pasi plani i Edi Ramës, të cilin e kam të konfirmuar personalisht sikurse flas me ju ka qenë që PD-ja të rrinte jashtë zgjedhjeve dhe të kishte vetëm një Parlament ku PS-ja të kishte 110 deputetë, 30 apo 40 do i mbeteshin LSI-së, dhe për të cilën ne na është afruar kjo lumturi e madhe që ju do keni 30 – 40 deputetë, por rëndësi ka që ata plehrat, ishte fjala për PD-në, të dalin përjashta.

Kjo ka qenë gjuha e Edi Ramës/

Flas në komunikimin e drejtpërdrejtë mbase është edhe skup për ju pasi nuk i kam zbuluar gjëkundi këto biseda dhe për mua ajo marrëveshje përtej çdo rezultati, për mua bëri gjënë më kryesore që rifuti PD-në në zgjedhje dhe mbajti këtë pluralizëm që është shumë i rëndësishëm.

3 komente në “Tit Vasili zbulon bisedën e Ramës për 17 majin: Plehrat e PD të dalin jashtë”

  1. fredi says:

    po duhet ta kishe denoncuar qysh atehere o trim,
    apo te pelqyen 40 karrige ne Parlament?
    trimi mbas beteje nuk ka asnje vlere o Vasil..

  2. Taraboshi says:

    Intrigat e Tit Vasilit nuk kane te sosur.Nje porosi per Titin ta degjojne edhe te tjeret Tit nga drejtimi i Partise LSI nuk ike po te perzune me gisht ne by…. Pse vetem Ilirin do te qin… Mona por edhe ty se e ke te vogel by…

  3. pensionisti says:

    Idiot tamam si 7×7= 42 -shi. Apo me sakte 2km = me 2000 m. 2000 m x 100 cm = 200 000 cm. ( gjatesia e rruges) 30 m x 100 cm = 3000 cm ( gjeresia e rruges) 200 000 cm x 3000 cm = 600 000 000 cm katrore te cilat bejne 60 000 m.katror 60 000 m katror x 2000 euro per m katror = me 12 0.000.000 Ero. 120 milion euro – 40 milion = 80 milion i jep teper Luli firmes…. Keta jeni ju ,o Vasil sepse edhe idhuli yt MOnika e ka perseritur disa here.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje