Kategoria Superiore luajti javën e saj të 19-të, e cila ishte edhe e parë për fazën e tretë të kampionatit.
Partizani ishte i fituari i madh, pasi mundi në transfertë Skënderbeun, ndërsa Kukësi e Teuta u ndalën në barazim.
Kështu, “demat” shkojnë në 40 pikë në vendin e parë, ndërsa Kukësi mbetet në kuotën e 35 pikëve, ndërsa Teuta numëron 34 të tilla.
Laçi në vendin e katërt, me 31 pikë, ndërsa në vendin e pestë Skënderbeu, 30 pikë.
Flamurtari renditet i gjashti me 29 pikë, ndërsa në fundin e tabelës, kjo ishte një javë pozitive për Tiranën.
Bardheblutë shkojnë në 20 pikë pas fitores me Kamzën, ndërsa i shkëputen disi Luftëtarit, që numëron 17 pikë, shkruan Panorama Sport.
Kamza e parafundit me 15 pikë, ndërsa afrohet Kastrioti, që pas fitores me gjirokastritët, shkon në 13 pikë.