Rrëfehet Halili pas fitores: Merkato dhe aksionet, në Evropë jemi të sigurt!

27 Janar 2019, 20:13Sport TEMA

Presidenti i Tiranës, Refik Halili pas ndeshjes ka folur për mediat e pranishme, e natyrisht jo vetëm për fitoren e bukur që realizoi skuadra e tij ndaj Kamzës, por edhe detaje të tjera rreth të ardhmes së skuadrës, merkatos dhe klubit…

“Shpresoj që të bëjmë vazhdimisht më të mirën dhe t’i largohemi zonës së rrezikut. Ndeshjet duhet t’i marrim një nga një. Pjesa e parë ishte e tensionuar,  megjithatë vazhdoj të them se ekipi është i plotë. Për sa i përket merkato, kam thënë se skuadra ka mjaft lojtarë të mirë. A ka nevojë për blerje? Mirë është që të ketë sa më shumë, por ndonjëherë blerjet dhe e shqetësojnë skuadrën”.

AFRIMET

“Trajnerin do iu them me plot gojë, shumë i qetë, që mund të rrijë 100 vjet në klubin e Tiranës, nuk ka asnjë problem për mua. Çdo gjë që ai thotë qëndron, por nuk ka lojtarë shqiptarë në treg. Nuk është e lehtë që të bësh merkato. Problemi është që lojtarët që kemi parë kanë qenë të zënë, pasi te klubi ynë nuk ka lojtar që nuk do të vijë. Nëse një lojtar do të dilte i lirë qoftë nga kampionati jonë apo diku tjetër do e merrnim. Deri tani negociojmë dhe vazhdojmë deri në fund dhe në rast se ka blerje do të merret vesh”.

AKSIONET

“Klubi është shitur. Stema është shitur dhe është e përjetshme, private. Privati ka dy aksionarë. Një është Halili dhe një bashkia. Stema është e përjetshme, asetet janë dhënë në përdorim, që të mos merakoset askush. E vetmja gjë që duhet, nëse vijnë aksionarë të rinj, do të jetë diçka shumë e mirë për të gjithë, si për klubin, si për spektatorët. Unë jam i hapur për të bërë gjëra të mira”.

LICENCIMI

Një situatë që është mjaft delikate është nëse do të licencohet apo jo skuadra bardheblu nëse dl në Kupat e Evropës. Halili ka theksuar se :“Të jeni të sigurt që nuk do të kemi asnjë problem për licencimin. Do të plotësojmë të gjitha kushtet që ka qoftë federata shqiptare, qoftë rregullat që ka UEFA për licencimin. Rëndësi ka që të ecim para, pasi këto gjëra rregullohen në vijim”.

BORXHET

Në fund, presidenti i skuadrës së Tiranës ka folur edhe për borxhet e shumta, të trashëguara ndër vite si dhe situatën e tyre aktualisht: “Mendoj që na kanë bërë një dëm jashtëzakonisht shumë të madh, si nga ana financiare si nga çdo tjetër. Ju e dini shumë mirë që ne i plotësuam kushtet shkuam në Kupat e Evropës, harxhuam 70 mijë euro për atë aktivitet. Bëmë fazë përgatitore dhe luajtëm ndeshjet, por ky ishte kismeti jonë. Shpresoj që gjithë të këqijat t’i ketë marrë viti 2018 që kaloi”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje