Bayern Munchen ofron 45 milionë euro për sulmuesin e Chelseat

26 Janar 2019, 21:55Sport TEMA

Bayern Munchen nuk ka hequr dorë nga talenti Callum Hudson-Odoi dhe ka përgatitur një ofertë të re për ta paraqitur te Chelsea.

Do jenë plot 45 milionë euro që do i vihen në tavolinë “Bluve” të Londës, duke parë që vullneti i lojtarit është të shkojë në Gjermani.

Konkurrenca për Bayern vjen nga Leipzig, të cilët i kanë ofruar 23 milionë paund londinezëve, me opsionin për ta riblerë sërish.

Gjithsesi Chelsea nuk dëshiron ta humbasë 18-vjeçarin dhe i ka premtuar pagë prej 1.7 milion puna në sezon.

Por, vullneti i lojtarit është për t’u larguar pasi nuk ka patur minutat e duhura në dispozicion (61 minuta në Premier League) dhe një ofertë konkrete nga Bayern do ishte një mundësi reale për të firmosur me bavarezët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje