Kukësi u ndal në barazim në ndeshjen e parë të vitit në Superiore kundër Laçit, e cila u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0.
Në këtë takim i cili u zhvillua në stadiumin e Kamzës, presidenti Safet Gjici kishte vendosur që hyrja për tifozët e skuadrës së tij të ishte e lirë.
Të pranishëm ishin një numër i konsiderueshëm tifozësh, por sjella e tyre ishte e paprecedentë.
Për shkak të tyre ndeshja është ndërprerë disa herë ku rasti më flagrant ishte godija me sende të forta ndaj gjyqtarit ansorë, Denis Rexha.
Veprime që pritet që të jenë penalizuese për ekipin e Kukësit pasi rrezikon ndëshkimit nga ana e Komisionit të Disiplinës
Me këtë pikë Kukësi mban vendin e dytë me 35-pikë të grumbulluara, 5-pikë larg Partizanit që mban vendin e parë. (TemA)
Momenti i goditjes së ansorit Denis Rexha
Momenti i kërcënimit të mjekut të Laçit nga tifozat e Kukësit
shisha rebt n pajdh ? ?