Skënderbeu kthehet në epokën e errët, një dekadë që nuk ndodhte kjo gjë

26 Janar 2019, 10:48Sport TEMA

Skënderbeu humbi. Sërish. Kur na kishte ndodhur për herë të fundit që të lexonim diçka të tillë?

Kampionët e Shqipërisë pësuan sot humbjen e pestë rresht në Kategorinë Superiore, duke e nisur vitin ashtu si mbyllën të shkuarin, kur u mundën nga Teuta, Kukësi, Luftëtari e Kamza, brenda dhjetorit.

Katër humbje rresht nuk ndodhnin prej vitit 2010, edhe atëherë ishte janar dhe Skënderbeu dukej i pashpresë.

Megjithatë, 5 humbje rresht Skënderbeu i kishte harruar, sepse ka kaluar një dekadë që nga ajo epokë e errët, kur Skënderbeu ishte një ekip mediokër, pak a shumë si Korabi, Tërbuni e Lushnja këto vitet e fundit.

Në sezonin 2007/2008 Skënderbeu e mbylli me vetëm 11 pikë në 33 ndeshje, një ecuri tmerrësisht e dobët, ndërsa vendosi rekorde negative, sepse në vjeshtë humbi 7 ndeshje rresht, më pas humbi 8 ndeshje rresht dhe në pranverë 2008 e teproi, me 11 humbje rresht!

Nuk jemi në atë situatë, Skënderbeu aktual është histori suksesi, por 5 humbje rresht tregojnë se kampionët janë tronditur keq dhe se rivaliteti në Superiore është rritur ndjeshëm, të paktën në krye të renditjes.

 

1 komente në “Skënderbeu kthehet në epokën e errët, një dekadë që nuk ndodhte kjo gjë”

  1. "BOHOTINA" says:

    Po pse nuk thua qe do vuaj mashtrimin kaq vjecar. Vjedhjen. Padrejtesine. Trukimet, Po c’ dreq njerezish jini ju qe nuk flisni hapur.
    “Skenderbeu” para vitit 1990 nje vit rrinte ne te paren nje vit ne te dyten vitin tjeter. Ne kampoionatin e vitit 2009-2010 qe ishte me tre faza, qe 13 pike pas vendit te trete nga fundi. Fazen e trete i fitoi te gjitha ndeshjet dhe doli nje a dy pike para ish vendit te trete nga fundi dhe shpetoi. Kujtoni vetem estraden “Skenderbeu” – Dinamo 3 me 2.
    Vec trukimeve jashte i dalin 53 trukime ne kampionatin tone. E mori politika ne dore dhe sajoi nje kampione edhe me ndihmen e Dukes qe ka aksione tak ajo skuader. Po c’ lidhje kishte Ridvan Bode nga Rakicka me futbollin? Tani do vuaj vjedhjen, trukimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje