Ndërron jetë ish-futbollisti i Kombëtares Vasillaq Zëri

25 Janar 2019, 13:48Sport TEMA

Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare ish-futbollisti Vasillaq Zëri.

Ish-lojtari i Kombëtares vuante nga një sëmundje e rëndë.

Ai ka luajtur me Shkëndijën dhe Dinamon.

Në sajë të kontributit të tij, FSHF i kishte dhënë Zërit titullin “Nderi i Futbollit Shqiptar”.

Me kontribute të jashtëzakonshme në fushën e blertë, por edhe si zyrtar i sektorit të të rinjve në FSHF, Zëri ka lënë gjurmë të pashlyeshme në futbollin shqiptar.

I paparashikueshëm, një lojë plot art e fantazi. Përdorues i mirë i të dyja këmbëve, me një vizion periferik të admirueshëm, nuk ka lënë asnjë kundërshtar pa e dribluar.

Një “Mesi” i vërtetë për kohën. Me numrin 9, ndaj Ajax, në “Qemal Stafa”, ishte i pakapshëm, duke i habitur holandezët, që në Amsterdam e pritën si një yll i ardhshëm i tyre. Në Shkodër, ndaj Vllaznisë, në një ndeshje kupe, takimi i dytë, ka shënuar golin më spektakolar në minutën e 119-të, kur dribloi disa kundërshtarë.

Gjashtë takime luajti me kombëtaren: të parin në Tiranë, në miqësoren me Algjerinë, në vitin 1976 (3-0), me trajner Loro Boriçin dhe dy të fundit ndaj Bullgarisë, në “Qemal Stafa” (0-2) me 14 tetor 1981 dhe, në Vjenë, në sfidën e 22 shtatorit 1982, Austri-Shqipëri 5-0, kur trajneri Shyqyri Rreli e hodhi në fushë për të zëvendësuar Agustin Kolën.

Me Kolën, Muçën e Mingën ka qenë në kombëtaren e viteve ‘81-‘82.

8 komente në “Ndërron jetë ish-futbollisti i Kombëtares Vasillaq Zëri”

  1. Arben says:

    LEGJENDE. Mesfushori me i mire i te gjitha koherave. Ishte e pamundur tja merrje topin. Zoteronte nje teknike si askush tjeter. E kemi patur kundershtar por fakti eshte fakt. I ngjashem me stilin e tij ishte Demollari.
    Ngushellime familjes.

  2. Lani says:

    I mrekullueshem ishte!
    I qofte dheu i lehte!

  3. Nji futbollist mesfushoor i shkelqyer
    Zeri i Dinamos
    Ngushellime …

  4. IMK says:

    RIP V.Zeri, nje nga lojtaret me teknike te futbollit shqiptar. Kam pas fatin ta njof ne 1980 kur ishte ne kulmin e karrieres .Ngushellime familjes

  5. Lame Kodra says:

    I mrekullueshem,
    u prefte ne paqe (RIP)!

  6. Iliri says:

    I qoft dheu i leht dhe ngushellime familjes , humbje e madhe , legjenda e futbollit shqiptar , do mbetesh i pa harruar llaq zeri , u prefsh ne paqe.

  7. b.sh says:

    kam pasur rastin ta njoh llaqin ne fushen e fotbollit per shume vite po ashtu edhe jasht. njeri dhe fotbollist super i shkelqyer.llaq do mbetsh i pa harruar.ngushullime familjes

  8. Roland says:

    Kam bere nje koment per legjenden ZERI para 6 oresh, nuk e botuat, apo s’ja vjen,s’ka politike, s’ka banalitete, lexuesit e Temes ndoshta s’i terheq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje