Bota e futbollit u godit pak ditë më parë nga një tragjedi duke qenë se Emiliano Sala, ish-sulmuesi i Nantes po fluturonte në drejtim të Kardifit për të nisur aventurën me skuadrën e re, por ky fluturim nuk përfundoi kurrë.
Avioni me të cilin Sala u nis nga Nantes, nuk mbërriti kurrë në destinacion dhe kur kanë kaluar disa ditë nga zhdukja e tij, ende nuk ka asnjë gjurmë nga Sala dhe piloti i tij.
Ditën e djeshme, Sala ‘u zhduk’ për herë të dytë duke qenë se policia angleze dhe ajo franceze vendosën që të ndërprisnin kërkimet, duke e lënë gjithçka në mëshirë të fatit dhe pa një përfundim.
Zhdukja e tij ka prekur të gjithë tifozët dhe kanë qenë tifozët e Nantesit, ata të cilët kanë bërë një tjetër organizim për të nderuar figurën e sulmuesit argjentinas.
Klubi francez ka lënë dyert e hapura në fushën stërvitore dhe kanë qenë të shumtë tifozët të cilët me qirinj, me trëndafila të verdhë dhe me një banderolë të madhe ku ishte stampuar portreti i Emiliano Salës.
Së bashku me tifozët, me kokën ulur janë afruar edhe futbollistët, trajneri dhe stafi teknik i Nantës, të cilët luten që të gjejnë informacion për argjentinasin Sala.
Amon si nuk ish ne ate avjon Sal maloku yne te kish shpetu ky popull nga komunistat….. A shkofte ne ferr me gjith cfar ka……