Arbër Zeneli prej 4 vitesh po tregon se është një futbollist me talent të jashtëzakonshëm dhe rritja e tij ka qenë konstante, fillimisht tek Elfsborgu e më pas në Holandë, tek Heerenveen.
Kampion Europe me Suedinë U21 në vitin 2015, Zeneli është tashmë një nga yjet më të mëdhenj të Kosovës dhe ka kohë që vëzhgohet nga klube të kampionateve më të rëndësishme në Europë.
Megjithatë, anësori ofensiv kërkon t’i ngjitë shkallët një nga një dhe ka zgjedhur Francën për të vijuar karrierën.
Heerenveen ka dalë sot me një komunikatë zyrtare, ku njofton se sulmuesi është nisur për në Francë, për të përcaktuar detajet e fundit të kontratës me Reimsin. Kur klubi francez dhe Zeneli të arrijnë marrëveshjen, do të kompletohet transferimi, sepse dy klubet kanë mbyllur gjithçka.
Zeneli, i cili tashmë vlen 6 milionë euro në treg sipas Transfermarkt, shkoi tek Heerenveen për 1.95 milionë euro në janar 2016, ndërsa tashmë klubi holandez pritet të arkëtojë disa herë më shumë.
Reims është në mesin e tabelës në Ligue 1, ndaj i ofron qetësinë e duhur sulmuesit 23-vjeçar, i cili së pari ka nevojë të luajë rregullisht, pa presionin e rënies nga kategoria apo arritjes në kupat e Europës.
KUSH e kerkon mer amon kur vjen te luaj me rreimsin perspektiva esht kampionati shqiptar , rreimsi esht me keq se skenderbeu korçes.