Romela Begaj dënohet me 8 vite

24 Janar 2019, 15:47Sport TEMA

Romela Begaj dënohet me 8 vjet nga Federata Botërore e Peshngritjes pasi nuk ka mundur të provojë përpara gjykatësve të Federatës Botërore arsyet e gjetjes së gjurmëve të stanazololit në trupin e saj.

Top Channel ka mundur të sigurojë dokumentacionin që Federata Botërore e Peshëngritjes i ka dërguar autoriteteve shqiptare rreth çështjes Begaj që nga zbulimi i saj pozitiv në janar të vitit 2018, pas analizave që ju bënë në Kampionatim Botëror të vitit 2017.

Kjo është përmbledhtasi ajo që Romela Begaj i ka paraqitur Federatës Botërore si mënyrë mbrojtjeje: “Vij nga një familje e varfër dhe kam kaluar shumë vështirësi nga fëmijëria ime deri më tani. Sporti i peshëngritjes është i vetmi burim të ardhurash për mua dhe nuk do të bëja asnjëherë asgjë për të prishur karrierën time”.

Edhe në rastin e parë kur rezultoi pozitive sërish ndaj stanazololit, në vitin 2014, Romela Begaj nuk mundi të shpjegojë se si kjo substancë kishte hyrë në trupin e saj. Sipas rrëfimit të saj, e vetmja përgjigje për pozitivitetin e gjetur është sabotimi.

Në sqarimin e vendimit përfundimtar, Federata Botërore e Peshëngritjes sqaron që sabotazhi nuk është provë, aq më tepër kur nuk ka asnjë mënyrë vërtetimi për këtë gjë. Si rrjedhojë, konkluzioni është ky: “Duke qenë se sportistja e ka të përsëritur pozitivitetin ndaj dopingut, do të dënohet me sanksionin maksimal që është 8 vjet dhe do të hiqen të gjitha rezultatet nga aktiviteti ku ka rezultuar pozitive dhe të gjitha rezultatet nga periudha e fillimit të kësaj çështjeje, që është fundi i vitit 2017”.

Romela Begaj, e cila aktualisht ndodhet familjarisht në Kanada, është 33 vjeç dhe me një dënim të tillë 8-vjeçar do të thotë fund i karrierës për të.

5 komente në “Romela Begaj dënohet me 8 vite”

  1. Njutoni says:

    Si gjithnji shqiptaret me hile duan t fitojn.
    Me hile,pa luft,shpallin sjtet t pavarur,e jo vetem nje here n histori por dy,me hile pa punu por me ndihmat e botes i mbajn kto shtete karrikatura gjall,me hile kualifikohen n europjan futboll,me hile i shesin ndeshjet e tyre,me hile ngrejn pesha si kjo shqiptaresha,me hile fitojn xgjedhje,votime,gjyqe,prona….
    He c njers shkerdhata
    Shkerdhata e te shkerdhyer
    Sic ka thon edhe Pal Vata
    Ca do besh do t bejn o trushqyer.

    1. ben says:

      Njutoni-qe vec Njuton nuk mund te jesh.
      Se pari meso te shkruash ne shqip se edhe nje femije ne shkolle fillore do te shkruante me mire se sa zotrote.
      Se dyti, nje vemje inferiore si puna juaj duhet te laje gojen para se te marre persiper te nxjerre nje fjale kunder Shqiperise apo shteteve shqiptare. Sakrificat e shqiptareve per liri jane te dokumentuara ne mijera vjet. Keto dokumente mund ti gjesh edhe me nje kerkim te thjeshte ne GOOGLE pa shkuar ne arkivat e gjithe Europes dhe me gjere, ku dokumente te kesaj natyre jane me tonelata. E keqja eshte se analfabete si puna jote qe nuk dine te lexojne ne shqip, pale ne ndonje gjuhe tjeter, nuk kane se si te njihen me historine, prandaj flasin brockulla si ato qe flet zotrote.

  2. Sporti i paster says:

    Shume pak kjo e duhet te largohet pergjithmone e te shkoje ne anadoll se e ndihmone kurani

  3. MO E PI O KIRI SA TA KAN ME HILE,,, DHE KJO,,SABIOTIM,,,

  4. Himarjoti says:

    Supaxhinjt e grekeve per 300 evro hidhen lule me lule, ka me qindra atlet e sportist te lloj lloj niveli qe kane marr substanca te ndryshme dhe me e keqja se sportistja jone sebashku me kolegun u pergatiten ne greqi,apo jo? Supaxhinj te 300 evrove vazhdoni me komente.Romela eshte nje sportiste mjaft serioze eshte federata qe duhet te marr pergjegjesin per shume e shume mangesi kundrejt Romeles,as nje doktor,asnje laborator per te kontrolluar sportistet qe i dergojn mish per top neper bote.Federata dhe qeveria duhet ti kerkojn falje Romeles dhe shume sportisteve te tjer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje