Milan, prezantohet Piatek: I lindur për Champions, shpresoj të ndihmoj ekipin e zemrës

24 Janar 2019, 14:34Sport TEMA

Pas firmës me Milanin, sulmuesi polak Kristzof Piatek është prezantuar sot para mediave ku ka dhënë edhe intervistën e tij të parë si ‘djall’.

Piatek shprehet se me kalimin te Milani, iu realizua një ëndërr duke shtuar se dëshira e tij e madhe është që luajë me kuqezinjtë në Champions. Për këtë, Piatek dëshiron që të japë ndihmën e tij.

“Ëndrra ime është që të luaj në Ligën e Kampionëve. Dua të stërvitem shumë dhe nuk është problem nëse ndryshoj trajnerin. Futbolli është i tillë, mendova se pas shënimit të 13 golave, klubet e tjera do të ishin interesuar për mua, nuk mendoja se ishte Milani, por ky është futbolli, pak befasues.

Nuk më dukej e mundur që të vija te Milani, është një ëndërr për mua, nder dhe krenari. Gjithmonë më ka pëlqyer Leonardo. Unë kam lindur i gatshëm për Ligën e Kampionëve dhe shpresoj të ndihmoj Milanin. Që i vogël fëmijë, kam pasur dëshirë që të luaja me Milanin një ditë”, u shpreh mes të tjerash Piatek.

Sulmuesi i cili ra në sy te Xhenoa me golat e shënuar, shihet si shpëtimi i Milanit për t’u rikthyer sërish në zonën Champions, aty ku mungon prej vitesh,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje