Kupa Shqipërisë, rreshjet e shiut ndërpresin ndeshjen Tirana-Flamurtari

23 Janar 2019, 17:44Sport TEMA

Teksa në stadiumin “Selman Stermasi”, luhej ndeshja e vlefshme për Kupën e Shqipërisë, Tirana-Flamurtari, reshjet e denduara të shiut kanë përkeqësuar terrenin e fushës.

I gjendur në këto kushte arbitri kryesor i ndeshjes është detyruar të dërgojë në dhomat e zhveshjes lojtarët.

Duke qenë se reshjet e shiut parashikohen të vijojnë gjatë pasdites është marrë edhe vendimi për fillimin e ndeshjes nesër në orën 13:00.

“Klubet donin që ta vazhdonin ndeshjen, por më pas u bindën dhe vendosëm që ndeshja të luhet nesër n ë orën 13:00. Do të rinisë në minutën e 25-të, sipas normave që përcakton rregullorja”, tha shefi i sektorit të garave në FSHF, Lusjen Nurishmi për “Supersport”.

Ai ishte sot delegati i ndeshjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje