Klubi i Partizanit njofton arritjen e marrëveshjes me Dilaver Dilly Dukën.
Kontrata e firmosur me drejtuesit e klubit do të jetë e vlefshme për pjesën e mbetur të këtij sezoni futbollistik me opsion rinovimi edhe për vitin e ardhshëm.
Mesfushori shqiptar gëzon një karrierë të suksesshme në kampionatin profesionist të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku ka qenë pjesë e ekipeve elitare New York Red Bulls dhe Chicago Fire.
Duka do të provojë eksperiencën e parë në kampionatin tonë dhe do të mbajë në fanelë numrin 28.