Idriz Toskiç zyrtarisht futbollist i Skënderbeut

23 Janar 2019, 14:12Sport TEMA

Idriz Toskiç prej sot është zyrtarisht futbollist i Skënderbeut.

23-vjeçari së bashku me presidentin Ardjan Takaj kanë firmosur kontratën që e lidh për 1 vit e gjysëm me klubin bardhekuq.

Toskiç ka mbërritur ditën e djeshme në Korçë ndërkohë që sot u bashkua me grupin në stërvitje në seancën e parë përgatitore në kuadër të takimit ndaj Partizanit.

Malazezi luan në qëndër të mesfushës dhe është afrimi i 3-të në merkaton e janarit pas Asanit dhe Taipit.

PASHAPORTA:

Datëlindja: 12 Tetor 1995 (23)

Vëndlindja: Molfetta, Italy

Shtetësia: Montenegro & Italy

Gjatësia: 1.76

Welcome Idriz! 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje