Skënderbeu dhe Partizani e kanë nisur me fitore bindëse vitin 2019, duke bërë paraqitje mjaft të mira në ndeshjet e Kupës së Shqipërisë.
Korçarët triumfuan me rezultatin e ngushtë 1-2 në sfidën e zhvilluar në transfertë kundër skuadrës së Beslidhjes.
Me këtë sukses bardhekuqtë hedhin një hap të sigurtë drejt kualifikimin për në fazën e çerekfinaleve pasi sfida e rradhës do të zhvillohet në stadiumin Skënderbeu.
Golat për skuadrën e drejtuar nga trajneri Orges Shehi, u shënuan nga ana e Oto John dhe Gripshit, kurse golin e vetëm për lezhjanët e shënoi Camara .
Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të zhvilluar në Fushë-Krujë mes Kastriotit dhe Partizani pati një “lum” golash, por në fund triumfues dolën “demat e kuq”.
15-herë kampionët e vendit triumfuan me rezultatin 2-4 duke bërë një 90 minutësh mjaft pozitiv, edhe pse gjëndja e fushës ishte katastrofike.
Golat për ekipin e Skënder Gegës u shënaun nga ana e Rubin Hebajt që shënoi një dopietë, Trashit dhe Mensah, ndërsa për Katriotin shënuan Vatnikaj dhe Shehu.
Edhe të kuqtë pas kësaj fitoreje janë me një këmbë në fazën çerekfinale. (TemA)