Lorik Cana: Kosova ka arritur në futboll atë që Shqipëria nuk e ka arritur për 80 vjet

22 Janar 2019, 16:06Sport TEMA

Legjenda shqiptare e futbollit, Lorik Cana në një intervistë për RTV Dukagjinin ka thënë se përfaqësuesja e Kosovës ka ndikuar në dobësimit e Kombëtares.

Cana ka thënë se Panucci ka marrë Kombëtaren në një pozitë të vështirë, por gjykimi ndaj tij do të bëhet në fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian.

“Kur merr një ekip që ka arritur të luajë në Kampionatin Evropian, dhe që ka arritur në një nivel të lartë, është shumë e vështirë të mbash atë nivel. Ai është trajner i ri dhe ka dëshirë të madhe për të arritur suksese dhe gjykimi ndaj tij do të bëhet prej fazës kualifikuese të Kampionatit Evropian”.

Ish-kapiteni i Kombëtares ka thurur lavde për përfaqësuesen e Kosovës. Ai ka thënë se Kosova ka kryesuar grupin në Ligën e Kombeve me plotë meritë.

“Është një mundësi e artë për Kosovën që ndoshta nuk i përsëritet për pesë, dhjetë apo pesëmbëdhjetë vitet e ardhshme. Kosova në fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian do ta ketë jashtëzakonisht të vështirë për t’u kualifikuar”.

Cana ka thënë ndër të tjera se Kosova ka arritur aq sa Kombëtarja e Shqipërisë nuk e ka arritur për 80 vite.

“Kosova e ka një mundësi të artë të gjendet në gjysmëfinale të një kompeticioni ku Kombëtarja e Shqipërisë nuk e ka arritur për 80 vite”, deklaroi ndër të tjera Lorik Cana.

8 komente në “Lorik Cana: Kosova ka arritur në futboll atë që Shqipëria nuk e ka arritur për 80 vjet”

  1. vang says:

    Sepse Kosoves i erdhen gati lojtaret ,nuk jane produkt i saj.Ndersa Shqiperia i coi nga zero e pak,aty ku jane sot.

    1. Epiriiiii says:

      Nuk e ka Arritur Kosova dhe as Shqipetia, sepse Kosova dhe Shqiperia kane Kampionate te Lodhura, gjith keta jane Lojtar qe Luajne ne Kampuonate te huaja.

  2. Gaetano says:

    Respekt per vlerat qe ke si person lorik,por mos harro thenien e di biazit…qendro me kembe ne toke.kosova po arrin aty ku ti thua dhe ne ndiemi gjithsesi krenare,por ne fusha te stervitura jashte kosove.nuk ka kombetare pa klube kampionesh,nuk ka klube pa pasur nje kombetare te mirfillte.united state of albania? Ku shumica flasin gjuhe te ndryshme ne kombetare? Lorik je vertet djale kreshnik,po kur shqiperia ka nxjerr loro boric,apo lojtare ktu e 80 vjet me pare ti blente torino ,kjo Jo per faj te shqiptareve ne kosove,por ? Thjesht lere historine ta bejne historianet,leri statistiken ta respektoj populli.lere gradimin ta gjykojn trajneret.mor u perzie shume ne media dhe politike,dhe pas 80 vitesh do thuhet,ate qe kapiteni lorik bente,shqiptaret akoma smunden dot ta bejne.respekte

  3. Selimi says:

    Lojtart e kosovs jan t huj.
    Vetem nji fadil vokrri ka qen prodhim vendi.
    Kurse t gjith t tjert duke perfshi edhe folsin jan rrit n mjedis perndimor ku edhe maçoku behet njeri e jo me kosovari qe do behet patjeter diçka dhe meqe topi osht rrumbullak u bon futbollista.
    Kurse shqiptart kan lujt futboll me topa t çam dhe atlete t grisme…pa buk dhe pinin uj te çezmja e fushes…

    1. meta says:

      nuk është vetëm vokrri. Pa buk e pa atlete e nëpër “arat e Sadikut” në Gjakovë kan mësu me lujt futboll shumë njerzë , duke filluar nga N Kryeziu në vitet e ´30-ta ( kalon në Tiran e pastaj në Rom ) e deri te Besnik Hasi e Ardian Kozniku ( medalja e bronzt me Kroacin në Kamp botëor ). Po edhe vet babai i Lorikut , Agimi, nuk ka qen pa merita.
      Pa buk e dathën ke Pelle, Maradona e 90% e latinëve.

  4. Peshkaguri says:

    Italianèt thonè ;quando ci vo ,ci vo.Dmth; i duhet thènè troç Lorikut,edhe ai vet priste grumbullimin nga franca ose zvicera dhe nè shqipèri erdhi sepse kèto dy shtete nuk e kèrkuan,kètè e ka shprehur njè futbollist vlonjat dhe i kombètares dhe tani èsht shpesh nè televizion.Njè F,Vokrri qè doli lojtar nè ndeshjen partizani beogradit ndaj flamurtarit abuzoj me rrèzimin e tij ndaj mbrojtèsit K,çipit duke provokuar penallti .Futbollistèt tanè iknin e luanin jasht me barkun bosh por kanè bèr edhe ndeshje tè pa harruara nga partizani,17 nèntori,dinamo,vllaznia,dhe flamurtari plus kombètarja ose shpresat kampione ballkani.Mos u nxito Lorik vèllai,koha èsht gjykatèsi mè i mir.

  5. Bambi says:

    Nuk e ka per Flamurtarin e viteve 80 Loriku. Ka qene ke baba hala….

  6. Bambi says:

    Nuk e ka per Flamurtarin e viteve 80 Loriku. Ka qene ke baba hala….
    .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje