Ditët e fundit, në futbollin spanjoll ka një çështje që lidhet me Barcelonën dhe Levanten, duke qenë se katalanasit kishin aktivizuar në ndeshjen e parë ndaj Levantes një futbollist të pezulluar.
Kjo gjë u denoncua nga Levante në Federatën Spanjolle të Futbollit por kërkesa u hodh poshtë Federata me pretekstin se kishte kaluar afati për të bërë këtë denoncim.
Në këtë mënyrë, katalanasit kaluan në turin tjetër falë fitores që arritën në ‘Camp Nou’ duke qenë se në ndeshjen që u aktivizua Chumi, Barcelona u mund 2-1. Duke parë refuzimin e Federatës, drejtuesit e Levantes kanë zgjedhur një tjetër rrugë për të vënë drejtësi dhe tashmë i janë drejtuar KAS-it për zgjidhje.
Këta të fundit me shumë gjasa do t’i japin të drejtë Levantes dhe pritet që Barcelona të përjashtohet nga Kupa e Mbretit, duke lejuar që ish-skuadra e Sadikut të kalojë në turin tjetër. Vendimi i KAS-it do të jepet pas disa ditësh dhe pritet që katalanasit të marrin një dënim nga ky institucion. Lajmi për denoncimin në KAS, u bë i ditur nga vetë faqja zyrtare e Levantes.