Trajneri Skënder Gega rinovon kontratën me Partizanin

21 Janar 2019, 16:37Sport TEMA

Skënder Gega ka bërë një punë të shkëlqyer nën drejtimin e skuadrës së Partizanit ku në dy fazat e para të kuqtë udhëheqin me meritë kampionatin duke qenë pretendentët kryesorë për të fituar titullin kampion.

Gega e mori drejtimin e 15-herë kampionëve të vendit që në fillim të sezonit, por kontrata e nënshkruar ishte 6-muaj dhe që përfundonte në muajin janar.

Ecuria e tij ka qenë fantastike dhe kjo ka bërë që drejtuesit e Partizanit t’i rinovojnë kontratën teknikut tropojan edhe me 1 vit e gjysëm.

Në 18 ndeshje të zhvilluara deri më tani skuadra e Partizani mban vendin e parë me 37 pikë të grumbulluara, tre më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Kukësi.

Sfida e parë e të kuqve për këtë vit në Superiore do të jetë ndaj Skënderbeut në transfertë. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje