VIDEO: Milani mposht pastër Genoan dhe ngjitet në vendin e katërt

21 Janar 2019, 17:07Sport TEMA

Milani ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në sfidën e zhvilluar këtë të hënë kundër skuadrës së Genoas.

Kuqezinjtë triumfuan me rezultatin e pastër 0-2 duke marrë një tre pikësh të artë që i ngjit në vendin e katërt në renditje duke lënë pas Romën dhe Lazion.

Një 90 minutësh mjaft emocionues u zhvillua në stadiumin “Luigi Ferraris” ku që të dyja ekipet zhvilluan një lojë të hapur dhe sulmuese.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në pjesën e dytë Borini i jep avantazhin Milanit në minutën e 72-të pas një asisi të bukur të Conti.

Vetëm pas 10 minutash në të 82-tën Susso vulosi shifrat në 2-0 duke i dhënë një fitore të merituar skuadrës së Milanit.

Me këtë sukses Milani pozicionohet në vendin e katërt që të dërgon në Champions League me 34 pikë të grumbulluara. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje