Milani arrin marrveshjen për blerjen e Piatek

21 Janar 2019, 19:22Sport TEMA

Sulmuesi i Genoas, Krzysztof Piatek do të zyrtarizojë transferimin e tij te Milani gjatë ditës së martë.

Ditëve të fundit është përfolur shumë transferimi i sulmuesit polak te Milani dhe si duket kësaj sage i ka ardhur fundi.

Sipas mediave italiane Calciomercato.com dhe Sport Mediaset, Piatek shkoi në shtëpi pas humbjes 2-0 të Genoas ndaj Milanit dhe do të udhëtojë për në Lombardia gjatë natës së stome ose nesër (e martë).

Ai pritet që t’i nënshtrohet testeve mjekësore me Rossonerët, para se të vendosë lapsin mbi një kontratë afatgjate.

Sulmuesi polak, i cili ka shënuar 13 gola deri më tani në Serie A pritet të nënshkruaj deri në vitin 2023.

Calciomercato raporton se Milani do të paguajë 35 milionë euro për 23-vjeçarin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje