“Për shkak të alkoolit unë nuk i kujtoj disa nga momentet e karrierës sime”.
Ky është pranimi i vështirë i Rio Ferdinandit që gjatë një interviste të dhënë për tabloidin britanik “The Guardian”, ai tregoi për varësinë nga alkooli në moshën të re:
“Kur isha më i ri, isha i çmendur”, thotë ish mbrojtësi i Manchester United – “Kujtimet e karrierës sime janë të hutuara , njerëzit flasin për disa momente të jetës sime, por nuk e kam idenë se për çka po flasin, nuk mbaj mend për shkak të alkoolit. Unë mund të pija tetë, nëntë, dhjetë birra. Pastaj shkoja te vodka. Unë mund të kisha pirë të gjithë ditën”,shprehet Ferdinand.
Rio Ferdinand, i cili në karrierën e tij ka fituar 6 Premier Leauge dhe një Ligë të Kampioneve në 2008 me “Djajt e Kuq, rrëfen me keqardhje se çfarë kishte thënë ishte me fat :
“Në atë kohë kishte një kulturë të ndryshme nga sot. Kur isha në West Ham, menduam për futboll, pijet dhe klubet e natës . Për njerëzit që më pyesin nëse kam ndonjë keqardhje si një lojtar, them që nuk duhet të kisha pirë alkool.
Isha me fat, kisha një aftësi të natyrshme për të kapërcyer atë periudhë të jetës sime”, tregon Rio Ferdinand. (TemA)