Bota e futbollit është shokuar pas zhdukjes misterioze të sulmuesit argjentinas Emiliano Sala.
Ai u zhduk, ndërsa ishte nisur për një udhëtim drejt Anglisë me një avion privat, në të cilin ndodhej vetëm ai dhe piloti (çuditërisht nuk ka pasur as pilot ndihmës).
Por, ndërkohë që kërkimet vazhdojnë, ish e fejuara e tij hedh disa dyshime të forta.
“Është e pabesueshme që ndërprenë kërkimet dje në darkë, në momentin që u gjetën shenjat e para”, ka shkruajtur Berenice Schkair.
Akuzat e saj janë edhe më të fortë dhe e lidh zhdukjen e të fejuarit të saj, me mafian e futbollit.
“Hetoni për mafian e futbollit, sepse nuk besoj se ka ndodhur një incident”, shkruan ajo.
“Nuk besoj se i ndërprenë kërkimet për shkak të kohës së keqe. Unë do të vazhdoj të të kërkoj Emi”, shkruan ajo, duke mos dhënë shumë detaje se çfarë lidhje ke mafia e futbollit, me zhdukjen e ish të fejuarit të saj.(TemA)