Vllaznia mori një fitore inkurajuese ndaj Kamzës në “Reshit Rusi” në sfidën e vajtjes së fazës së 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë.
Edhe pse Kamza kaloi e para në epërsi me Mehmetin, kuqeblutë e Hasan Likës arritën të përmbysnin shifrat në pjesën e dytë me golat e Markut dhe Junior. Kualifikimi në këtë duel mbetet i hapur në takimin e kthimit në Kamzë.
Një rezultat i papritur u shënua në “Loni Papuçiu” të Fierit, aty ku Apolonia vendase fitoi 2-1 me Kukësin, me gola të Gjatës dhe Hysenshahajt, ndërsa finalizimi i vetëm i verilindorëve mban firmën e Et’hemit.
Teuta hipetekoi kualifikimin me një fitore të thellë 1-3 në fushën e Lushnjës. Për durrsakët shënuan Kallaku, Vila dhe Prongi, ndërsa Gjyla shkurtoi diferencëm në 1-3 në fundin e sfidës.
Edhe Luftëtari fitoi thellë 0-3 në fushën e Egnatias (golat Ramadani 11-m, Dunga, Rapo), ndërsa befasoi Bylisi me fitorem 2-0 ndaj Laçit, me gola te Bytyçit dhe Bajramajt, duke vënë në rrezik serioz kualifikimin e kurbinasve.
Grupi A
Kastrioti-Partizani 2-4
Besëlidhja-Skënderbeu 1-2
Egnatia-Luftëtari 0-3
Vllaznia-Kamza 2-1
Grupi B
Apolonia-Kukësi 2-1
Bylis-Laçi 2-0
Lushnja-Teuta 1-3
Tirana-Flamurtari (17:00)