"Avioni po shkatërrohet. Kam frikë". Zbulohen mesazhet e fundit të Emiliano Sala, asnjë shpresë për gjetjen e lojtarit të humbur

23 Janar 2019, 16:51Sport TEMA

Nuk ka asnjë shpresë për gjetjen e futbollistit të zhdukur Emiliano Sala, tha një oficier i ekipit të kërkim-shpëtimit.

Sulmuesi argjentinas, dhe një pilot, ishin në bordin e avionit që humbi kontaktin jashtë Alderney në Ishujt e Kanalis të hënën natën.

John Fitzgerald, shefi i shërbimit të Channel Islands Air Search, tha se “edhe personi më i përshtatshëm” do të jetonte vetëm disa orë në ujë.

Kërkimet për avionin e zhdukur rifilluan të mërkurën.

28-vjeçari raportohet se i dërgoi një mesazh audio familjarëve të tij në WhatsApp, duke i thënë se ishte “i frikësuar”.

Mediat argjentinase raportojnë se futbollisti tha: “Jam në një aeroplan që duket sikur do rrëzohet.”

Prej orës lokale 11:30 të mërkurën, Policia e Guernsey  tha se ishin tre aeroplanë dhe një helikopter që po kërkojnë për gjurmët e aeroplanit Piper Malibu.

Futbollisti, humbi kontaktet 36 orë më parë dhe nuk është gjendur ende, pavarësisht përpjekjeve intensive të polumbarëve dhe policisë britanike.

Argjentinasi ndodhej në bordin e një aeroplani privat sëbashku me pilotin, i identifikuar si Dave Ibbotson. 60 vjeçari britanik ishte komanduar nga drejtuesit e klubit të ri të Sala, Cardiff City për shoqërimin e sulmuesit drejt Uellsit.

Por, fati desh që udhëtimi i Sala drejt Mbretërisë së Bashkuar të ishte i hidhur, dhe madje i mistershëm. Kështu, mediat britanike, në bashkëpunim me forcat e rendit kanë konfirmuar se në mjetin fluturues, i cili humbi kontaktet me kullën e kontrollit shumë pranë Kanalit Anglez, ndodheshin vetëm dy persona, duke hedhur poshtë raportet për një person të tretë.

Ibbotson ishte nga Lincolnshire Veriore, ndërsa ishte babai i tre fëmijëve. Ai ishte ngarkuar me detyrën për të dërguar Sala në Nantes për të përshëndetur shokët e ekipit, përpara se të kalonte në radhët e Cardiff City, skuadër që kishte shpenzuar plot 15 milion paund për kartonin e lojtarit.

Por ish e dashura e Emiliano Sala thotë se mafia e futbollit ka gisht në zhdukjen e tij.

Berenice Schkair u shpreh se zemra e saj është thyer dhe është shkatërruar, pasi dëgjoi se avioni i futbollistit ishte zhdukur gjatë udhëtimit të tij drejt Cardiff.

27-vjeçarja tha se ndjen dhimbje, frikë dhe zemërim për ngjarjen.

Në një postim në mediat sociale, ajo shkroi: “Dua që kur të zgjohem e gjitha kjo të jetë një gënjeshtër. Ju lutem hetojeni sepse nuk besoj se është një aksident.”

Ndërsa shtoi në një postim tjetër: “Hetoni mafien e futbollit sepse nuk besoj se kjo ishte një aksident”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje